×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shtrenjtohet energjia elektrike në Evropë, por si do të veprohet në Kosovë?

    FrontOnline
    24 Nëntor 2021

    Në Evropë kostoja e energjisë elektrike është në rritje. Kjo ka bërë që edhe çmimet për konsumatorët të rriten në vazhdimësi këtë vit.

    Që nga fillimi i shtatorit, çmimet e energjisë me shumicë në Gjermani dhe Francë janë rritur përkatësisht me 36% dhe 48%.

    Një prej problemeve po shihet se është furnizimi me gaz natyror, i përdorur për të prodhuar rreth një të pestën e energjisë elektrike të Evropës, shkruan FrontOnlline.

    Por, a ka pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë gjatë kësaj kohe?

    KEDS: Në Kosovë nuk është rritur çmimi i energjisë elektrike

    Në një përgjigje për FrontOnline zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala thotë se në Kosovë nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike.

    “Nuk ka pas rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë. Sigurisht që faturat mund të shkojnë të ndryshme pasi varen nga konsumi dhe kilovatët e harxhuar. Për shembull brenda muajit mund të konsumohen 500 kilovatë/orë dhe muajin tjetër 1000 kilovatë/orë. Kur llogariten me çmim 0.068 euro për kilovat/ore atëherë jepen vlera të ndryshme edhe pse çmimet janë të njëjta. Fatkeqësisht një pjesë e madhe e konsumatorëve po ngrohen me energji elektrike dhe kjo rrit shpenzimet”, ka deklaruar Buzhala, për FrontOnline.

    Buzhala, ka folur edhe për rritje të konsumit, duke thënë se është dyfishuar.

    “Rritja e konsumit nga vera thuajse është dyfishuar, por kjo ndodhë vazhdimisht me ftohjen e kohës për shkak të ngrohjes së konsumatorëve, ndërsa ka edhe rritje të madhe edhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, është shprehur Buzhala.

    Javë më parë kompania KEDS përmes një komunikate për media ka bërë thirrje për kursim maksimal të energjisë.

    Kjo pasi që konsumi i energjisë elektrike në ditët e para të nëntorit është rritur në nivele të larta, mbi 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    E, fatura e energjisë elektrike për muajin prill të vitit të ardhshëm, qytetarëve të Kosovës do të mund t’iu vijë mbi 30 për qind më e lartë se aktualisht.

     

    Njohësi i fushës së energjetikës tregon hapat për kursimin e energjisë elektrike

    Njohësi i fushës së energjetikës, Agron Dida në një prononcim për FrontOnline thotë se deri sa në Evropë është rritur çmimi i energjisë elektrike, atëherë kjo do të ndodhë edhe në Kosovë.

     

     

     

    “Është e domosdoshme, nuk mundet Qeveria prej buxhetit me pagu energjinë elektrike. Është situatë e cila nuk varet prej neve, tash në të kaluarën ka ndodhë gabimi që nuk është mendu me kohë për burime vetanake të energjisë që nuk ndikojnë… psh rritja e çmimeve të gazit që ndodhi në Evropë edhe me atë edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike, prandaj meqenëse nuk jemi përgatit me kohë atëherë tash duhet të paguajmë dhe nuk ka këtu mundësi tjetër”, ka thënë ai për FrontOnline.

    Dida, ka treguar edhe hapat që duhet të ndërmerren për ta kursyer energjinë elektrike.

    “Gjithashtu një proces tjetër që duhet të ndodhë këtu është një fushatë agresive për kursimin e energjisë elektrike, është edhe një aspekt tjetër komunat duhet të mos lejojnë furnizimin e  energjisë elektrike për nxemje në ndërtesat e reja, psh qysh po bëhet tash dhe kjo nuk është e përballueshme për kapacitetet tona gjeneruese. Tash kur importojmë energji atëherë ti importon me çmimin evropian dhe nuk është çmim që ne e caktojmë”, është shprehur Dida, për FrontOnline.

    Sipas tij, përgjegjësi për këtë duhet të kërkohet te qeveritë e para pavarësisë, të cilat nuk kanë bërë asgjë në sigurimin e pavarësimit energjetik të Kosovës.

    Në tetor të këtij viti Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka vendosur që mos të ketë shtrenjtim të çmimeve të energjisë elektrike për vitin 2021.

    Tarifat aktuale të energjisë do të mbesin të njëjta deri me 1 prill 2022, kur bëhet rishikimi i rregullt çmimeve të energjisë elektrike në vartësi të të hyrave maksimale të lejuara për operatorët e rregulluar (KESCO, KEDS dhe KOSTT).

    Ky vendim i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është marrë përkundër faktit që çmimi i importit të energjisë elektrike është rritur dukshëm gjatë këtij viti krahasuar me vitet e kaluara.

    FrontOnline gjatë ditës ka kërkuar përgjigje në Zyrën e Rregullatori të Energjisë Elektrike se a mund të ketë ndryshim të çmimit të energjisë para muajit prill, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikuar ata që dolën kundër aksionit të policisë, për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në...
    Lajme15 Janar 2025
    Meteorologu Mendim Rugova ka ofruar parashikimin e motit për ditët në vazhdim, duke thënë se do të mbeten kushte të motit të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ndalimit të Nol Nushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PSD-së, nga policia në kufirin Kosovë...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Është zhvilluar edhe loja e fundit mes dy kundërshtarëve, Vullnet-Gresa në sfidën nga “Retro House”. Në këtë sfidë, fitues ishte Vullneti me...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët kanë diskutuar se për çfarë ndihen krenarë për veten ata. Ndërkohë që po qëndronin në dhomën e ndejës, Gresa i pyeti...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të Vitisë në një tubim elektoral. Hamza ka premtuar ta lidhë...
    Sport15 Janar 2025
    Kombëtarja e Kosovës U18 ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë në fazën grupore të IHF Trophy për zonën evropiane, duke siguruar një...
    Lajme15 Janar 2025
    Meteorologu Mendim Rugova ka ofruar parashikimin e motit për ditët në vazhdim, duke thënë se do të mbeten kushte të motit të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka vizituar shtëpinë muze “Masakra e Poklekut”. Ai ndezi qirinj para shtëpisë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.