Policia e Kosovës ka raportuar se është shoqëruar në polici një person i dyshimtë në Gjilan.
I njëjti ka pranuar se ka shtënë 22 herë me një revole me gaz.
Njësitet policore kanë sekuestruar revolen dhe 22 gëzhojat e shkrepura.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.