×
  • Opinione
  • Opinione

    Shteti i Kosovës dhe përmirësimi i bazës së informatave për teknologji industriale

    Fadil Sahiti
    24 Korrik 2024

    Që përpjekjet e filmave kosovare për të eksportuar në tregjet e zhvilluara industriale të mos u ngjajnë ekskursioneve në terrene të panjohura, shteti duhet t’i ndihmojë ato të rrisin bazën e informacionit teknik, në mënyrë që kjo rritje të nihmojë në zhvillimin e bazës së teknologjisë industriale në nivel vendi. Promovuesit kryesorë të këtij zhvillimi janë firmat vendase, të mbështetura nga shteti. Investitorët e huaj nuk mund të kryejnë detyrat tona. Gjithashtu, është iluzore të pritet që Kosova shpejt të shndërrohet në një ekonomi inovative, siç është rasti me Estoninë. Ajo që ne mund të bëjmë është të zhvillojmë aftësinë për të absorbuar në mënyrë efikase teknologjinë e prodhuar diku tjetër…

    Fadil Sahiti

    Shpesh ka ndodhur që përpjekjet e kompanive kosovare për të depërtuar në tregun e jashtëm të jenë të pasuksesshme. Arsyet janë të ndryshme. Përvoja nga ekonomitë në zhvillim, përfshirë edhe Kosovën, thotë se informacionet teknike që kompanitë e këtyre vendeve kanë për tregjet e teknologjive industriale janë shumë të kufizuara. Ndërkohë që tregu i teknologjisë industriale sot është shumë kompleks dhe dinamik, me tipare oligopolistike dhe mjaft i fragmentuar. Ky kompleksitet krijon një asimetri informacioni midis shitësit dhe blerësit, ku blerësit janë zakonisht shumë më pak të informuar se shitësit. Kjo asimetri ndikon në rritjen e kostos së projekteve investive në krahasim me koston e firmave në vendet e zhvilluara. Përveç kostos së lartë, asimetria e informacionit ndikon në përzgjedhjen e papërshtatshme të teknologjisë dhe veçanërisht në kushtet e këqija të transferimit të saj.

    Për të zbutur këtë kompleksitet, qeveritë e ish vendeve në zhvillim (shembulli më tipik janë disa vende të Azisë Lindore) kanë krijuar mekanizma adekuat, aplikimi i të cilëve ka ndikuar në përmirësimin/uljen e kostos së projekteve investuese dhe veçanërisht në përmirësimin e kapaciteteve absorbuese. Kjo ka bërë që sot të besohet gjerësisht se shteti, nëpërmjet mekanizmave të tij, mund të përmirësojë bazën e informacionit teknik dhe në këtë mënyrë të ndikojë pozitivisht në përzgjedhjen e teknologjisë industriale, përmirësimin e aftësive negociuese dhe veçanërisht përmirësimin e kushteve për transferimin e teknologjisë.

    Ka disa drejtime veprimi përmes të cilave shteti ynë mund të ndihmojë në përmirësimin e bazës së informacionit mbi teknologjinë industriale. Dy janë më tipiket. Së pari, nëpërmjet krijimit të një agjencie publike që do të ndihmonte në mënyrë specifike firmat vendase gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes së teknologjisë, madje duke u bërë një garantues i transaksioneve ndërkombëtare. Funksionimi i një agjencie të tillë do t’u mundësonte firmave tona të zhvillojnë gradualisht aftësitë e tyre në përzgjedhjen e teknologjisë, si dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre negociuese – të çmimeve dhe kushteve të transferimit të teknologjisë etj. Ky është një proces i ‘të mësuarit’, si për firmat ashtu edhe për organet e shtetit, proces që mundëson zhvillimin gradual të bazës teknologjike industriale në nivel vendi.

    Një mënyrë tjetër për të përmirësuar bazën e informacionit teknik mbi teknologjinë industriale mund të bëhet përmes stimulimit të investimeve të huaja direkte (IHD). Përvoja sugjeron se investitorët e huaj zakonisht nuk transferojnë teknologjinë më të fundit në vendet në zhvillim. Kompanitë e huaja priren të aplikojnë atë lloj teknologjie që vendi i origjinës, me njohuritë, aftësitë, bazën e furnizuesit dhe infrastrukturën e tij, mund të absorbojë. Pra, është ë pritshme që një vend me aftësi të dobëta indigjene të tërheqë investitorë që priren të aplikojnë teknologji të thjeshta. Shteti, megjithatë, përmes mekanizmave institucional mund të stimulojë investime të huaja me teknologji të avancuar industriale. Eksternalitetet pozitive të këtyre investimeve patjetër qe do të ndjehen edhe nga firmat vendase.

    Si përfundim, që përpjekjet e filmave kosovare për të eksportuar në tregjet e zhvilluara industriale të mos u ngjajnë ekskursioneve në terene të panjohura, shteti duhet t’i ndihmojë ato të rrisin bazën e informacionit teknik, në mënyrë që kjo rritje të nihmojë në zhvillimin e bazës së teknologjisë industriale në nivel vendi. Promovuesit kryesorë të këtij zhvillimi janë firmat vendase, të mbështetura nga shteti. Investitorët e huaj nuk mund të kryejnë detyrat tona. Gjithashtu, është iluzore të pritet që Kosova shpejt të shndërrohet në një ekonomi inovative, siç është rasti me Estoninë. Ajo që ne mund të bëjmë është të zhvillojmë aftësinë për të absorbuar në mënyrë efikase teknologjinë e prodhuar diku tjetër.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se më 9 shkurt, shteti do të kthehet...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dalë para përkrahësve të PDK-së në tubimin e hapjes së fushatës zyrtare. Hamza i...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se fushatën zgjedhore sot e ka filluar në Prekaz....
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.