×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtërpca ende e paprekur nga Coronavirusi

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Komuna e Shtërpcës, Junikut, Mamushës, Novobërdës, Kllokotit, Parteshit, Ranillugut dhe Graçanicës janë të vetmet që i kanë shpëtuar pandemisë së Coronavirusit, ndonëse ka më shumë se dy muaj prej se rastet e para janë shënuar në Kosovë, raporton portali “Front Online”.

    Ndonëse këto komuna ende janë imune ndaj Coronavirusit, jeta institucionale dhe sociale është kufizuar njësojë si në qytete të tjera, duke bërë që të njëjtat edhe të goditen ekonomikisht, raporton
    Front Online”.

    Turizmi dhe gastronomia po dalin të jenë sektorët më të goditur nga pandemia, teksa është dhënë alarmi që në rast se masat nuk do të hiqen së shpejti për këta sektorë, mund të ketë dëme të pariparueshme.

    Në ndërkohë kujdesi i qytetarëve dhe respektimi i masave të vendosura nga institucionet kanë bërë që këto Komuna ta lënë jashtë dere Coronavirusin.Komuna e Shtërpcës deri më tani nuk ka asnjë të prekur me Coronavirus.

    E kufizimi me Ferizajn, Suharekën, Prizrenin dhe Kaçanikun që renditen ndër qytetet me më së shumti të prekur me Covid-19 në vend, nuk ka ndikuar që pandemia të arrijë edhe në këtë qytetet, që vazhdon edhe më tutje të jetë imun ndaj virusit.

    LEXO EDHE: Si i shpëtoi Juniku Coronavirusit?

    Drejtori i Shëndetësisë në Shtërpcë, Valmir Ahmeti, ka thënë për “Front Online”, se në këtë Komunë, janë marrë të gjitha masat për luftimin e virusit.

    “Me përhapjen e virusit në Kosovë, Komuna e Shtërpcës i ka marrë të gjitha masat, të menjëhershme për luftimin e virusit. Ka formuar Shtabin Emergjent, i ka marrë masat e tjera mbrojtëse, në bashkëpunim me Policinë dhe me institucionet e tjera shëndetësore. Qytetarët i janë bashkangjitur thirrjes për të ndenjur në shtëpi dhe kjo është një ndër arsyet se pse ne nuk e kemi asnjë rast pozitiv me virus”, ka thënë ai për Front Online.

    Edhe në këtë komunë sektori më i goditur nga pandemia po del të jetë turizmi. Mbyllja e restoranteve sipas Ahmetit ka bërë që shumë biznese të kenë pasoja nga Covid-19.

    “Si në tërë Kosovën edhe në Shtërpcë ka probleme. Bizneset kanë pasur shumë pasoja nga virusi. Komuna e Shtërpcës ka mjaft restorante duke pasur parasysh që edhe Brezovica është në këtë komunë. Ky sektor është dëmtuar më së shumti në këtë komunë”, ka thënë Ahmeti për “Front Online”.

    Nga fillimi i pandemisë, në Shtërpcë janë testuar katër persona, si të dyshuar me Coronavirus. Ahmeti ka konfirmuar që të gjithë ata kanë rezultuar negativ në testim.

    “Në komunën e Shtërpcës kemi pasur 4 teste për Coronavirus. 3 prej tyre kanë qenë raste kontakti por që fatmirësisht kanë rezultuar negativ, dhe një mostër ka qenë e një zyrtar të Policisë së Kosovës i cili edhe ai pas testimit ka dal negativ me virus”, ka thënë ai për Front Online.

    Në ndërkohë në bazë të të dhënave të fundit të publikuar nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), në Kosovë deri më tani nga Coronavirusi janë prekur 954 persona. Prej tyre 690 pacientë janë shëruar, teksa janë shënuar edhe 29 raste të vdekjes. /Front Online/

    Dy muaj me Coronavirus, Komunat e paprekura nga pandemia tregojnë “sekretin” e menaxhimit

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.