×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shtëpia e Bardhë dhe demokratët, pa marrëveshje për paketën e ndihmës për koronavirusin

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Shtëpia e Bardhë dhe krerë demokratë të Kongresit, vazhduan të mbanin qëndrime të ndryshme të dielën lidhur me përmasat e një pakete për ndihmë të mëtejshme për 30 milionë amerikanë që kanë humbur punën nga pandemia e koronavirusit.

    Në intervista për emisionin “This Week” në televizionin ABC, kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe Sekretari i Thesarit, shprehën qëndrime të kundërta lidhur me sasinë e ndihmës që qeveria duhet të miratojë, përveç ndihmës sociale që ofrojnë shtetet, që nuk është shumë e madhe.

    Të premten skadoi ndihma prej 600 dollarësh në javë që qeveria jepte që prej katër muajsh. Por zonja Pelosi dhe demokratët e tjerë duan që ta zgjerojnë afatin e dhënies së kësaj ndihme deri në fund të vitit 2020, ndërsa Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij duan që ta ulin këtë ndihmë në 200 dollarë në javë, ndërsa vazhdojnë të diskutojnë për një paketë që do të parashikonte një ndihmë që do të ishte 70 për qind të pagës që një person merrte para se të humbte punën.

    Zonja Pelosi, zoti Mnuchin, kreu i demokratëve në Senat, Charles Schumer dhe shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë thanë të shtunën se kishin shënuar përparim në arritjen e një marrëveshjeje për ndihmën. Këshilltarët e tyre pritej të rifillonin diskutimet të dielën për detajet e një pakete, ndërsa negociatorët kryesorë kishin në plan të rifillonin bisedimet të hënën.

    Ata mbeten në skaje të kundërta lidhur me përmasat e paketës. Demokratët kërkojnë 3 trilionë dollarë shpenzime të reja ndërsa republikanët duan që paketa të jetë vetëm 1 trilion dollarë.

    Mosmarrëveshjet ishin të dukshme në intervistat e zonjës Pelosi dhe zotit Mnuchin disagreements quickly became apparent on the ABC talk show.

    “Bëhet fjalë kryesisht që njerëzit të mos kapin nivelin e varfërisë. Shuma 600 dollarë (në javë) është e domosdoshme. Punonjësit duhet të jenë përparësi”, tha zonja Pelosi.

    Por ajo nuk e përjashtoi mundësinë e rënies dakord për një shumë më të vogël, por kritikoi disa ligjvënës republikanë “që nuk duan të miratojnë asgjë”.

    Zoti Mnuchin tha se zoti Trump “është shumë i shqetësuar lidhur me skadimin” e ndihmës dhe “do që të shpenzojë aq sa është e nevojshme”.

    Por ai shtoi se ishte befasuar që demokratët kishin hedhur poshtë një ofertë për ta zgjatur afatin për ndihmën prej 600 dollarësh për një javë ndërsa vazhdojnë bisedimet.

    Ai tha se ndihma e mëtejshme “duhet të jetë e lidhur me përqindjen e rrogës” dhe se “disa njerëz, janë paguar më shumë duke ndenjur në shtëpi, sesa do të paguheshin duke punuar”, dicka që republikanët janë të vendosur që të mos vazhdojë.

    Zoti Mnuchin tha se virusi “ka rrënuar ekonominë tonë” por shprehu optimizëm për të ardhmen duke thënë se “mendoj do të shohim një rimëkëmbje të fuqishme”, veçanërisht në vitin 2021./voa

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka dërguar një letër-porosi sekretarit të përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushit, i cili e...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles. Nga...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shprehur se dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët....
    Lajme20 Nëntor 2024
    IPKO organizon edicionin dimëror të IPKO UNI Tournament 2024, duke bashkuar studentët në turneun më të madh të tyre në lojëra elektronike,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e rradhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë seancë dëshmoi dëshmitari me...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles. Nga...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shprehur se dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash...
    Vip20 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Drenusha ka vendosur të relaksohet duke u futur në pishinë. Gjersa banorët e tjerë po qëndronin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.