×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për statusin e vendit kandidat për në BE

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Kosova ka para vetes shtatë hapa për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

    Këtë po e thotë kreu i Institutit Epik, Demush Shaha, i cili nënvizon faktin se Kosova dhe Bosnja janë dy vendet e vetme në Ballkan që nuk gëzojnë këtë status.

    Ai thotë se statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, përveç që është arritje e madhe për çdo vend, ka rëndësi të madhe ekonomike.

    Sipas tij, kjo është e lidhur ngushtë me mirëqenien ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

    “Fitimi i statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE është një arritje e madhe për çdo vend. Ky status është mesazh politik se vendi respektiv ka ngritur marrëdhëniet e veçanta me bllokun më të madh politik dhe ekonomik në botë. Statusi i vendit kandidat nuk ka vetëm rëndësi politike, por edhe ekonomike. Avancimi në rrugën integruese është ngushtë i lidhur me rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale për qytetarët”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë i Shashës:

    Bosnja dhe Kosova janë të vetmet dy vende në Ballkan të cilat nuk gëzojnë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

    Fitimi i statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE është një arritje e madhe për çdo vend. Ky status është mesazh politik se vendi respektiv ka ngritur marrëdhëniet e veçanta me bllokun më të madh politik dhe ekonomik në botë. Statusi i vendit kandidat nuk ka vetëm rëndësi politike, por edhe ekonomike. Avancimi në rrugën integruese është ngushtë i lidhur me rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale për qytetarët.

    Kosova ka para vetës 7 hapa drejt statusit të vendit kandidat. Me qëllim të ndërmarrjes së suksesshme të këtyre hapave Kosova duhet të siguroj bashkëpunim të plotë me Gjykatën Speciale, progres në dialogun me Serbinë, përmbushjen e kënaqshme të MSA-së dhe mbështetjen nga pesë vendet anëtare të BE-së.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka bërë thirrje partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, t’ua hapë rrugën partive të...
    Lajme25 Prill 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës tha se kanë përfunduar me sukses punimet për remontin e njësisë B1, të cilat kanë nisur më 23...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se 57 vota pro kandidates së LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk mund...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvevendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se LVV-ja po vazhdon takimet me përfaqësuesit e pakicave joserbe në Kuvendin...
    Lajme25 Prill 2025
    Ka nisur për herë të gjashtë seanca në tentim për konstituimin e Kuvendit. VV-ja ka propozuar Albulena HAxhiun për të parën e...
    Sport25 Prill 2025
    Finalja e Kupës së Kosovës në futsall dhuroi spektakël të vërtetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, ku FC Prishtina...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj konfirmoi se vota e partisë së tij për Albulena Haxhiun nuk ka ndryshuar. Zemaj thotë se Vetëvendosje...
    Lajme25 Prill 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk kanë ndërruar qëndrim për propozimin e Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun kryeparlamentare. “S’ka ndryshim as...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka arritur në mesin e të parëve në Kuvend. Ai është pyetur nga gazetarët nëse do të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.