×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë gjyqtarë të Kushtetueses në anën e Thaçit

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Gjykata Kushtetuese do t’ia rrëzojë dekretin për mandatarin presidentit Hashim Thaçi, por do t’i hapë rrugë planit të tij për ta bërë një qeveri të re, pjesë e së cilës nuk do të jetë Lëvizja Vetëvendosje, subjekt politik që i ka fituar zgjedhjet. Shtatë gjyqtarë të Kushtetueses janë mobilizuar për të gjetur arsyetime mbështetëse për këtë.

    Një burim në Kushtetuese i ka thënë “Kohës Ditore” të enjten se dekreti me të cilin kreu i shtetit e ka caktuar për mandatar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike do të shpallet antikushtetues, meqë ai është nxjerrë pa përgjigjen definitive të LVV-së për kandidatin për kryeministër.

    Por, Aktgjykimi do të thotë shprehimisht se jodomosdo pas mocionit kundër Qeverisë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Po kështu, do të parashohë edhe mundësinë e bërjes së një qeverie, pa partinë fituese të zgjedhjeve.

    Sipas këtij burimi, Kushtetuesja do të “caktojë” një afat 15-ditësh, brenda të cilit partia që presidenti i drejtohet me kërkesën për ta dhënë mandatarin, duhet ta propozojë emrin e kandidatit për kryeministër ose duhet shprehimisht të heqë dorë nga kjo e drejtë.

    “Janë shtatë gjyqtarë që po punojnë për të gjetur arsyetime mbështetëse për këtë. Një është kundër, ndërsa një nga nëntë gjyqtarët aktualisht nuk është i përfshirë në lëndë dhe nuk besoj që do të votojë, shkaku se është me probleme shëndetësore dhe ndodhet në trajtim mjekësor”, ka thënë ky burim.

    Pas mocionit kundër Qeverisë së drejtuar nga kreu i LVV-së, Albin Kurti, presidenti Thaçi është bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, për t’i dhënë zgjidhje situatës. Ndryshe nga dy mocionet e mëhershme, pas së cilave qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit, pas këtij kundër Qeverisë Kurti, kreu i shtetit ka thënë se duhet evituar zgjedhjet. Prandaj, konform këtij neni që i referohet situatës së paszgjedhjeve, presidenti i ka kërkuar kreut të LVV-së një mandatar të ri për kryeministër…

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.