×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria në listën e kuqe për turizëm

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Shqipëria rezulton në listën e kuqe të shumë shteteve europiane për të bërë turizëm. Së fundi ka qenë Sllovenia që ka ndaluar një grup me dhjetëra turistë të cilët kishin rezervuar për të bërë pushime në bregdetin shqiptar.

    Shoqata e Operatorëve Turistikë thotë se edhe Greqia ka të hapur kufijtë vetëm për qëllime thelbësore dhe jo turizëm, e njëjta gjë është dhe me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e Bashkimit Europian, përfshirë Kroacinë.

    Në këtë situatë, ku vetëm Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë të hapur kufijtë me vendin tonë, shumë prenotime të agjencive shqiptare jashtë dhe brenda vendit janë anuluar. Kjo situatë përveç konfliktit dhe përplasjeve, po bën që shumë agjenci turistike të shkojnë drejt falimentit.

    “Me turizmin shqiptar po mbushen vetëm 15% e kapaciteteve, shumë po mbyllen dhe një pjesë e madhe janë drejt falimentit”.

    Në të gjithë këtë situatë operatorët turistikë kërkojnë nga qeveria që të mbajë premtimet për shtyrjen e pagesës së taksave.

    “Po na dalin në sistem këstet e tatim-fitimit”.

    Qeveria vendosi shtyrjen e pagesës së tatim-fitimit për sektorin e turizmit dhe disa industri të tjera deri në Prill të vitit të ardhshëm.

    Si zgjidhje për të shpëtuar sektorin, bizneset e turizmit kërkojnë që qeveria shqiptare të negociojë marrëveshje bilaterale me disa shtete që kanë potencial për të sjellë turistë në vendin tonë në mënyrë që të mos paralizohet i gjithë sektori.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.