×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri, fundjava e parë pa kufizime

    FrontOnline
    30 Maj 2020

    Pas më shumë se dy muajsh, kjo është fundjava e parë pa kufizime, që në mes të muajit mars, kur në Shqipëri rezultoi personi i parë pozitiv me Covid-19.

    Kjo e shtunë dhe e diel do të jenë si ditë normale, ku do të mund të dalin të gjithë qytetarët dhe pa kufizime oraresh.

    Ndërkohë edhe bizneset do të jenë të gjitha të hapura pa asnjë kufizim, si dhe lokalet e restorantet. I vetmi kufizim do të jetë lëvizja e qytetarëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbra, deri të hënën e 1 qershorit, kur do të hiqet edhe ky kufizim.

    Ndërkohë, duke filluar nga 1 qershori do të hapen edhe kufijtë tokësorë me vendet fqinje, çerdhet e kopshtet, kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë.

    Prej 1 qershorit edhe plazhet do të hapen, por vetëm për hotelierët, ndërsa për të gjithë qytetarët nga data 6. Mbetet ende mbyllur transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve./TCH

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.