×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqetësuese: Mosha mesatare e mjekëve në Kosovë është 53, rrezikohet mbyllja e spitaleve

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka treguar se si janë 700 mjekë të papunë në Kosovë, e në anën tjetër shtëpitë e shëndetit gjithandej Kosovës shkruajnë letra që nuk kanë njerëz dhe po mbyllin repartet.

    “Çdo ditë po ikin mjekë nga Kosovë, i bie në çdo ditë po ikë nga një mjekë e gjysmë. Nga këta 700 mjekë prej tyre 100 specialistë, e këta mjekë të rinj në Odën e Mjekëve po na e përmirësojnë statistikat e moshës ku kemi arritur në moshën 53 e ca, nëse këta 600 të rinj shkojnë, ne shkojmë diku të mosha 58 apo 59 e pas gjashtë vitesh do na duhet të na i mbyllim spitalet, e atëherë shoqëria dhe politikanët do ndalen të mendojnë çfarë ka ndodhur”, thotë Pleura Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve në Kosovë.

    Ai ka folur edhe për idenë e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, që mjekët të zgjedhin për të punuar në privat ose në publik.Sipas tij, kjo është në rregull nëse paga e mjekut do të ishte e mirë. Ai thekson se mjekët në Kosovë kanë pagën 600 euro dhe u duhet të punojnë në shumë orare për të marr një pagë më të dinjitetshme.

    Dr. Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve
    “Po, por kjo duhet të vlej për të gjithë. As kontabilisti i Qeverisë mos me mujt me shku me punu në privat, as deputeti dhe ministri mos me mujt me shku me dhanë mësim në disa vende, kjo le të bëhet për të gjithë. U pat dhanë ideja që të deklarojnë mjekët pasurinë, po, por të gjithë edhe këtë, secili që merr pagë nga shteti”, ka thënë Sejdiu në emisionin Oxygen.

    Ai pranon se ka raste kur mjekët i referojnë pacientët për në privat.“Për çka jenë këta drejtorë që paguhen me mijëra euro dhe ka me përcjell pse një pacientë po qëndron nga dy javë ditë aty, ku shkoi? Ka raste kur nuk ka operime që nuk kryhen në QKU dhe duhet me më pyet pse Pleurat po e kryen këtë operacion në Spitalin Amerikan e jo në QKU; valla me thanë unë nuk kam protezë, është në rregull, por ke protezën dhe po e dërgon në privat atëherë duhet dënuar. Pra është sistemi i menaxherëve, jo me u marr ku po shkon njëri me pi kafe por të merret me rastet e pacientëve”, thotë Sejdiu.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.