×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimet në veri, Gashi: Luf*të hibride e Serbisë për ta ruajtur praninë e saj në këto komuna

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Një shpërthim ka ndodhur në Zubin Potok të mërkurën mbrëma, rreth orës 23:30, ku zjarri më pas ka përfshirë një ndërtesë të papërfunduar dhe të pabanuar.

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se kjo është luftë hibride e Serbisë për të frikësuar qytetarët në veri.

    “Serbia përdor forma të ndryshme të luftës hibride për ta ruajtur praninë e saj në ato komuna dhe të njëjtën kohë për të ndërkombtarizuar çështjen e pakicës serbe në ato komuna dhe për të reaguar në aspektin diplomatik ndaj institucioneve ndërkombëtare të pranishme atje,” ka thënë Gashi në emisionin “FIVE”.

    Gashi thotë se incidentet e përsëritura janë shqetësuese, pasi sipas tij target janë qytetarët që janë besnik ndaj institucioneve të Kosovës.

    “Është Incidenti i tretë në këtë komunë, është shqetësim për faktin që jan target qytetarët që janë lojal ndaj insitucioneve të Kosovës, e në këtë drejtim është mesazh i dyfishtë, mesazhi i parë është që të gjithë ata që bashkëpunojnë me Institucionet e Kosovës, se në të ardhmen do jenë në rrezik nga këto grupe të financuara nga Serbia dhe mesazh ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare që përkundër koncentrimit të madh policor në ato komuna shkalla e sigurisë nuk është në nivelin që duhet të jetë,” tha Gashi.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, po vazhdon ende. Përmes...
    Lajme03 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit, duke thënë se populli i Kosovës bashkohet me ta për të festuar...
    Ekonomi03 Tetor 2024
    Institucionet kosovare, por edhe mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, kanë parashikuar se Kosova do të ketë rritje ekonomike prej rreth 4 për qind më...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Dega e LDK-së në Gjilan po e akuzon kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, për dezinformim në raportin e GAP-it. Në një konferencë...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se pas 25-vitesh janë vendosur tabelat informuese në shqipe dhe në...
    Sport03 Tetor 2024
    Dy shqiptarë në listën e kombëtarës së Zvicrës kundër Serbisë. Kapiteni Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, do të jenë ata që do...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Kryetari i BDI-së e ka vazhduar përplasjen verbale me Qeverinë në lidhje me kërkesën e tij për veting. Ahmeti tha se BDI...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, si dhe homologu i tij italian, Carlo Nordio, në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë në media,...
    Sport03 Tetor 2024
    Janë zbuluar sot zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshjen kryesore të kësaj fundjavë, atë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.