×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Beograd

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Sot në Beograd u shpallë gjendja e jashtëzakonshme për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike.

    Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në mbledhjen e Shtabit të Krizave të Qytetit.

    Zëvendës kryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesiq ka thënë se bëhet fjalë për procedurë standarde në mënyrë që masat të cilat i ka paralajmëruar presidenti i Serbisë mund të zbatohen.

    Ai ka sqaruar se duhet të përmbushen disa kushte formale për të zbatuar masat e Shtabit të Krizave të Republikës, dhe e para është që të organizohet një mbledhje e Shtabit të Krizave të Qytetit dhe të shpallet situatë e jashtëzakonshme në territorin e qytetit të Beogradit.

    Kur bëhet fjalë për masat, e para është ndalimi i hyrjes në hapësira të mbyllura pa maskë, ku do të duhet të respektohet distanca prej 1.5 metrash, ndërsa të gjithë ata që përdorin transportin publik do të duhet të mbajnë maska, për të cilat do të sigurohen sanksione të caktuara.

    Përveç kësaj, do të jetë e ndaluar të mblidhen më shumë se njëqind njerëz në ambiente të mbyllura dhe më shumë se 500 jashtë.

    Puna e hotelierëve do të jetë e kufizuar dhe ata nuk do të funksionojnë në mes të orës 23 dhe 6 të mëngjesit.

    “Ne do t’i vendosim këto masa për dy javë dhe mendojmë se do të jetë e mjaftueshme për t’u rikthyer në jetën normale pas kësaj. Në çdo rast, nëse ka masa të reja, qytetarët do të informohen me kohë”, ka thënë nënkryetari i komunës.

    Të përkujtojmë, Vuçiq mbrëmë ka deklaruar se mbi 82% e të infektuarve me koronavirus janë në Beograd dhe kjo është arsyeja pse janë të nevojshme masat e reja./Insajderi/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Një foto e një personi është shkrepur në Kuvendin e Kosovës, teksa ai shihet se po bartë një kuti votimi. Kuvendi duket...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.