×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike hap i rëndësishëm

    FrontOnline
    11 Shtator 2020

    Shoqata e miqësisë Kosovë-Izrael “Dr. Haim Abravanel” përshëndet marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe popujve, bëhet e ditur e ditur përmes një komunikate për media.

    “Gurthemeli i marrëdhënieve tona është pikërisht sjellja shembullore e kombit shqiptar gjatë Holokaustit, prandaj shpëtimtarët e hebrenjve meritojnë nderimin e përhershëm me të cilët mburremi”, thuhet në komunikatë.

    Tutje thuhet se Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael “Dr. Haim Abravanel” u formua me qëllim për të mos lënë në harresë këtë vepër të jashtëzakonshme humane të treguar nga shqiptarët e Kosovës gjatë periudhës më të errët të njerëzimit në kohët moderne, Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë, pa asnjë lloj kompensimi. Ky fenomen i cili nuk u shfaq në asnjë vend tjetër të botës ende nuk është zbuluar i plotë.

    “Në fillim të viteve 1980-të, Xhangyle Ilijazi, ishte aktivistja e parë që filloi të hulumtojë dhe regjistrojë faktet mbi fenomenin unik të shqiptarëve të Kosovës të cilët strehuan hebrenjtë gjatë periudhës më të errët të njerëzimit në kohë moderne, Holokaustit. Në vitin 2005, bashkë me të ndjerin Mustafë Rezniqi, si dhe veprimtarë të tjerë dhe anëtarë të familjeve të tjera shqiptare të Kosovës që kishin strehuar hebrenj gjatë Holokaustit, themeluan Shoqatën e miqësisë Kosovë-Izrael “Dr. Haim Abravanel”, qëllimi kryesor i së cilës është hulumtimi, zbulimi, regjistrimi, dokumentimi dhe publikimi i të gjitha fakteve mbi shpëtimin dhe strehimin e hebrenjve gjatë Holokaustit në Kosovë dhe Ballkan”, thuhet në komunikatë. “Shoqata jonë bashkë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e drejtuar nga ish-kongresisti amerikan Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes-DioGuardi, në kuadër të shumë aktiviteteve të përbashkëta kanë shpalosur këtë pjesë të historisë së kombit shqiptar para opinionit botëror”.

    Duhet theksuar se ishin pikërisht ish-kongresisti DioGuardi dhe kongresisti i ndjerë Tom Lantos, zyrtarët e parë amerikanë që vizituan Shqipërinë gjatë komunizmit dhe takuan diktatorin Ramiz Alia, më 1990. Ky i fundit u prezantoi dokumente të panjohura për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, të cilat dy zyrtarët amerikanë i dërguan në Izrael për të vërtetuar autenticitetin e tyre. Për herë të parë opinioni publik filloi të mësonte për veprën unike të kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Gjithashtu, thuhet më tutje, në misionin e Shoqatës qëndron edhe kultivimi i miqësisë në mes dy kombeve tona, të cilat i bashkon e kaluara e përbashkët e bashkëjetesës dhe e mirëkuptimit.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.