×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkupi kërkon nga Prishtina ekstradimin e të dënuarit më burgim të përjetshëm në rastin “Monstra”

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Autoritetet maqedonase kërkojnë nga Prishtina ekstradimin e Afrim Ismailoviqit, njërit nga të dënuarit me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Afrim Ismajloviq është ndaluar nga Policia e Kosovës të premten pas një aksidenti trafiku në lagjen Hajvali të Prishtinës.

    Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar i MPB-së është informuar nga policia e Kosovës për ndalimin e Afrim Ismailoviqit, kundër të cilit ishte shpallur arrest ndërkombëtar. Policia maqedonase është në pritje të ekstradimit të tij pas skadimit të ndalimit prej 48 orësh.

    Ekstradimin e Ismailoviqit e kërkoi edhe kryeministri, Zoran Zaev.

    “Ne prej më herët kemi kërkuar ekstradimin dhe presim që pushteti i ri i Kosovës të respektoj marrëveshjet ndërkombëtare, për të cilat janë zotuar edhe Kosova edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do ta përforcoj edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Pres që pushteti i Kosovës mike, ta respektoj të drejtën dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe ta ekstradojnë personin”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

    Përveç Afrim Ismailoviqit, sipas autoriteteve maqedonase në Kosovë ndodhet edhe Alil Demiri, një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”.

    Këto dy persona së bashku me tre të tjetër janë shpallur fajtor për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi.

    Agim Ismailoviq, vëllai i Afrim Ismailoviqit është dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa dy të tjerë, Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim.

    Tre prej tyre u dënuan për veprën “terrorizëm dhe destabilizim” ndërsa dy të tjerët për ndihmë në kryerjen e veprës. Një person tjetër është liruar nga akuza në mungesë të provave.

    Vendimi i gjykatës ka shkaktuar reagime në sallën e gjykimit, si nga pala mbrojtëse ashtu dhe nga të dënuarit ndërsa janë mbajtur edhe protesta rrugës të Shkupit që janë përshkallëzuar në dhunë.

    Familjarët e të dënuarve, pala mbrojtëse, por edhe partitë politike të opozitës pretendonin se bëhet fjalë për rast të kurdisur dhe se të dënuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesë të rinjve maqedonas, por, sipas tyre, struktura tjera, që kishin për qëllim që përmes këtij akti të destabilizonin Maqedoninë e Veriut.

    Edhe kryeministri Zoran Zaev derisa sa ishte në opozitë disa herë kishte hedhur dyshimet mbi autorët e kësaj vrasjeje të rëndë./REL

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.