Kryeqyteti prej sonte është nën masa të reja të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.
Prishtinasit nga ora 21.00 deri në 5 të mëngjesit nuk mund të lëvizin si pjesë e masave të reja shtrënguese anti COVID-19.
E në 24 orët e fundit në Prishtinë janë konfirmuar edhe 102 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu bilancin në gjithsej 900.
Pos Prishtinës, masa e re e ndalimit të qarkullimit për qytetarët, vlen edhe për tri qytete tjera: Vushtrrinë, Prizrenin dhe Gjilanin.