×
  • Opinione
  • Opinione

    Shkollimi si faktor i zhvillimit teknologjik

    Fadil Sahiti
    18 Korrik 2024

    Përvoja e vendeve të zhvilluara duhet të ndërgjegjësojë prodhuesin kosovar dhe qeverinë e Kosovës se pa zhvillimin e kapitalit njerëzor, zhvillimi ekonomik është vetëm një iluzion. Që kjo të ndodhë, nevojiten reforma rrënjësore të sistemit arsimor. Nuk duhet frikësuar nga reformat dhe gabimet që mund të ndodhin gjatë këtij procesi. Ne duhet të mësojmë të bëjmë gabime, por duhet të mësojmë edhe nga gabimet. Dhe, gabimi më i madh është ruajtja e kësaj status quo-je të sistemit arsimor. Një status quo në këtë sistem është një recetë për status quo në të gjitha fushat e tjera të jetës sonë.

    Fadil Sahiti

    Si teoria ashtu edhe praktika sugjerojnë se sot, në botën moderne, kapitali njerëzor është përcaktues i zhvillimit ekonomik. Ekziston një marrëdhënie kauzale midis aftësive të punonjësve dhe absorbimit të teknologjisë dhe inovacionit. E thënë thjesht, shkollimi është një parashikues i fortë i rritjes ekonomike dhe të ardhurave për frymë në nivel kombëtar. Si koncept “kapitali njerëzor” është një term i gjerë dhe përdoret kudo. Në kontekstin industrial, kapitali njerëzor përfshin aftësitë e fuqisë punëtore të fituara përmes sistemit formal të arsimit dhe trajnimit, si dhe përmes trajnimit dhe përvojës së fituar në vendin e punës..

    Të gjitha matjet empirike, nga PISA e deri te matjet e bëra nga studiues individualë dhe institucionalë, sugjerojnë se cilësia e kapitalit njerëzor në Kosovë është larg standardeve moderne. Kjo tregon për efikasitetin e dobët të institucioneve tona arsimore, por jo vetëm, sepse nuk janë vetëm institucionet publike ato që formojnë kapitalin njerëzor. Vetë firmat industriale duhet të japin një kontribut të madh në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor, nëpërmjet trajnimeve të brendshme.

    Të dhënat e fundit të Bankës Botërore sugjerojnë se kompanitë kosovare investojnë shumë pak në trajnimin e punonjësve të tyre. Sipas këtyre të dhënave, vetëm 20% e kompanive kosovare ofrojnë trajnime të brendshme, shifër kjo është shumë më e ulët në krahasim me vendet e ngjashme si Sllovenia apo Estonia, përkatësisht 44% dhe 40%..

    Bazuar në përvojën time personale të hulumtimit, kam kuptuar se janë tre arsye pse kompanitë kosovare investojnë pak në trajnimin e punëtorëve. Së pari, menaxherët e firmave prodhuese nuk janë të vetëdijshëm për boshllëqet e aftësive teknologjike, apo çfarë aftësish teknologjike u nevojiten. Shumë menaxherë kosovarë janë të fiksuar në mënyrat tradicionale të prodhimit dhe nuk kanë informacion për praktikat moderne menaxheriale që çojnë në rritjen e efikasitetit të prodhimit. Së dyti, ka prej tyre që madje i dinë mangësitë që kanë, por nuk dinë si t’i trajtojnë ato – ose nuk kanë trajnerë adekuat, trajnimi jashtë shtetit është i shtrenjtë, nuk ka institucione trajnimi lokale (qoftë publike ose private) që mund të ofrojë nivel dhe cilësi të trajnimit, etj. Së treti, lëvizja e punëtorëve brenda dhe jashtë vendit tashmë është bërë trend në Kosovë. Kështu, kur punëtori i trajnuar largohet, ai merr trajnimin me vete, një eksternalitet klasik që ndodh si pasojë e dështimit të tregut, por që pengon investimet e dëshirueshme shoqërore në kapitalin njerëzor.

    Shumica e menaxherëve të kompanive prodhuese në Kosovë paratë e shpenzuara për zhvillimin e kapitalit njerëzor i konsiderojnë shpenzim dhe jo investim. Ajo që është vënë re nga hulumtimet personale është se kompanitë prodhuese në Kosovë investojnë shumë pak, ose aspak, në atë që njihet si ‘upskilling’, d.m.th. zhvillimi i aftësive të reja, ose procesi i trajnimit ku punëtorët i nënshtrohen përvetësimit të aftësive plotësisht të reja.

    Si përfundim, është përvoja që duhet të ndërgjegjësojë prodhuesin kosovar dhe qeverinë e Kosovës se pa zhvillimin e kapitalit njerëzor, zhvillimi ekonomik është vetëm një iluzion. Që kjo të ndodhë, nevojiten reforma rrënjësore të sistemit arsimor. Nuk duhet frikësuar nga reformat dhe gabimet që mund të ndodhin gjatë këtij procesi. Ne duhet të mësojmë të bëjmë gabime, por duhet të mësojmë edhe nga gabimet. Dhe, gabimi më i madh është ruajtja e kësaj status quo-je të sistemit arsimor. Një status quo në këtë sistem është një recetë për status quo në të gjitha fushat e tjera të jetës sonë.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, në hapjen e fushatës zyrtare të kësaj partie ka folur edhe për ish-liderët e PDK-së...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se më 9 shkurt, shteti do të kthehet...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dalë para përkrahësve të PDK-së në tubimin e hapjes së fushatës zyrtare. Hamza i...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se fushatën zgjedhore sot e ka filluar në Prekaz....
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.