×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Shkojnë si policë civil në shkollat e mesme të Ferizajt, gjejnë subtanca narkotike e boks hekuri

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2021

    Policë me rroba civile kanë zhvilluar disa kontrolle në shkollat e mesme në Ferizaj, ku kanë gjetur te nxënësit  substance narkotike, boks hekuri, derisa pas një bisede me një nxënës, ai ka pranuar se ka edhe një armë në një shtëpi të pabanuar në këtë qytet.

    Pas këtyre kontrolleve, një person i moshës 20-vjeçare është ndaluar, ku i anë gjetur qese me substancë  të  dyshuar të  narkotikëve dhe ndaj tij është  niciuar një  rast penal për procedura të  mëtejme  hetimore.

    “Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë  nëpër shkolla , dje pas disa kontrollove të  zhvilluara nga polic me rroba civile, në  oborrin e një  shkolle të  mesme të  lartë  në  Ferizaj, kanë ndaluar një  person të  dyshuar me inicialet L.S ( M/K) i moshës 20 vjecar , ku gjatë  kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë  të  dyshuar të  narkotikëve dhe ndaj tij është  niciuar një  rast penal për procedura të  mëtejme  hetimore.

    Ndërkaq, në  oborrin e një  shkolle tjetër të  mesme të  lartë në Ferizaj , është  ndaluar një  tjetër person nxënës, ku gjatë  kontrollit në  qantën e tij është  gjetur një  mjet,boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe nje armë  zjarri të  fshehur në një shtëpi të  pa banuar në një  fshat të  Ferizajt”, thuhet në njoftim./FrontOnline

    Njoftimi i plotë:

    Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë  nëpër shkolla , dje pas disa kontrollove të  zhvilluara nga polic me rroba civile , në  oborrin e një  shkolle të  mesme të  lartë  në  Ferizaj, kanë ndaluar një  person të  dyshuar me inicialet L.S ( M/K) i moshës 20 vjecar , ku gjatë  kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë  të  dyshuar të  narkotikëve dhe ndaj tij është  niciuar një  rast penal për procedura të  mëtejme  hetimore.

    Ndërkaq, në  oborrin e një  shkolle tjetër të  mesme të  lartë në Ferizaj , është  ndaluar një  tjetër person nxënës, ku gjatë  kontrollit në  qantën e tij është  gjetur një  mjet,boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe nje armë  zjarri të  fshehur në  një  shtëpi të  pa banuar në një  fshat të  Ferizajt.

    Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur dhe konfiskuar armën e zjarrit pa fishek.

    Në  lidhje me këtë  personi i dyshuar është  shoqëruar në  stacionin policor në  Ferizaj dhe me vendim të  Prokurorit për të  mitur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, është  inicuar rast penal ‘’ Mbajtje në  pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ‘’ për procedura të më tejme hetimore.

    Akasioni i policisë  do të  vazhdojë  edhe në  ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Evropës duke thënë se Kosova do ta konsiderojë Bashkimin Evropian një fener vlerash. “Sot, ndërsa...
    Lajme09 Maj 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën e Evropës, ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë integrimin e plotë në strukturat...
    Lajme09 Maj 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftetarët e tij tani heronj të kombit, Ilir...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor të Prishtinës ku u mbajtën disa aktivitete për këtë ditë....
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend që ka ndikim të vërtetë mbi Izraelin. E megjithatë, gjatë gjithë luftës në Gaza, Izraeli...
    Lajme09 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Gordana Silanovska-Davkova, për zgjedhjen si presidente e Maqedonisë së Veriut. Osmani mes tjerash potencoi se...
    Lajme09 Maj 2024
    Sot bëhen 26 vite nga beteja e Llapushnikut. Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se kjo betejë ishte ndër më të...
    Vip09 Maj 2024
    Kris Jenner zbuloi se mjekët e saj gjetën një kist dhe një tumor në trailerin e ri të sezonit të ri të...
    Lajme09 Maj 2024
    Gjatë ditës së sotme shumë qytetarë janë përballur me probleme në shërbimin telefonik të valës. Zëdhënësi i Telekomit , Fadil Lepaja thotë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.