×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkodrani përballë sfidave, forca e vetëbesimi i mundësuan shkollimin e punësimin

    FrontOnline
    08 Nëntor 2022

    Nuk hoqi dorë kurrë nga premtimi që i bëri vetës.

    Nuk e rrëzuan as sfidat e pengesat që i dolën rrugës.

    Besimi dhe forca, i dhanë Shkodranit atë që synonte në jetë.

    Shkodrani ka kryer praktikën 3 mujore në Komunën e Istogut. Shkodranit i është mbuluar pagesë mujore prej 150 euro nga projekti “Fuqizimi dhe Punësimi i të Rinjve, Grave dhe Grupeve tjera të cenueshme në pesë Komunat e Kosovës”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Syri i Vizionit në partneritet me The Ballkan Forum dhe Komunën e Istogut.

    “Kam pasur fatin që jeta më kë sfiduar, por unë nuk kam hequr dorë nga qëllimi që kam pasur me përfunduar shkollën dhe ia kam arritur atij qëllimi. Kam pasur pengesa, por falë zotit kam arritur me realizu atë që kam dëshiruar”, tha Shkodran Ademaj, Person me aftësi të kufizuara.

    Punën e ka me palë, dhe kjo i jep shumë vullnet e kënaqësi.

    Lëshimi i dokumentit për taksat komunale për regjistrimin e automjeteve është puna e përditshme që ai bënë.

    “Unë filloj punën në 8 mëngjes dhe mbaroj në orën 15:00, kaloj shumë mirë edhe me palët dhe me zyrtarët që më kanë pritur shumë mirë dhe më bëjnë të ndihem mirë. Jam ambientuar dhe rrethi ma ka mundësuar këtë ambientim dhe të jem vetvetja, dhe e kam gjetur veten këtu”, tha ai.

    I diplomuar në Fakultetin juridik, nuk mundi të gjej punë.

    Ai falënderon shumë Bashkimin Evropian, organizatën “Syri i Vizionit”,  dhe Komunën e Istogut që i mundësuan ta realizoj ëndrrën e kahmotshme.

    “Nuk jam ndalur asnjëherë duke i kërkuar të drejtat e mia. Ka pasur momente, kur kam thënë se nuk bënë të vazhdoj më tutje sepse nuk po përfillet fjala jem, por prap kam vazhduar dhe nuk jam ndalë drejt asaj që kam pasur qëllim”, u shpreh ai.

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është mbështetësi kryesor financiar në këtë projekt duke përkrahur projektin me 85% ose 276, 607 euro të vlerës së përgjithshme të projektit prej 325,420 euro.

    “Promovimi i rritjes ekonomike dhe kohezionit social vjen në shumë forma, një nga ato është përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës. Mundësitë e praktikës pranë organeve të qeverisjes vendore për të rinjtë me aftësi të kufizuara shërbejnë si urë lidhëse midis këtij grupi social vulnerabël dhe punësimit të tyre në të ardhmen. Vetëm në kuadër të këtij projekti kanë përfituar nga praktika 50 persona, ndërkohë që BE-ja financon aksione të ndryshme që nxisin përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës, duke kontribuar në afat të gjatë për të mos lënë asnjë person të pa përfshirë”, tha Majlinda Ferizi, Menaxhere e projektit në zyrën e BE-së në Kosovë.

    Një ndër synimet kryesore të projektit “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave dhe grupeve tjera në nevojë” është të këtë avokim të vazhdueshëm për ndryshime të politikave publike që do të mundësojnë kushte të barabarta punësimi për të gjithë dhe luftim të çdo lloji të diskriminimit për grupet në nevojë.

    Komuna e Pejës së bashku me Komunën e Istogut dhe Klinës mbuluan 14% të buxhetit të projektit si bashkëfinancim ku Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është mbështetësi kryesor financiar.

    Sa i përket personave më aftësi të kufizuara, ne kemi të punësuar brenda komunës së Istogut dhe po mendojmë që në të ardhmen t’u japim përparësi atyre që ta kenë më të lehtë jetën përmes punës që bëjnë në komunë dhe të jenë të integruar dhe të jenë pjesë e zakonshme e shoqërisë që ne po jetojmë”, tha Ilir Ferati, Kryetar i Komunës së Istogut.

     Në komunën e Istogut, më konkretisht në 52 fshatrat e tij janë rreth 500 persona me aftësi të kufizuara.

     “Numri i personave me aftësi të kufizuara në komunën e Istogut që përfshinë 52 fshatra është pothuajse gati 500, ku përfshihen të gjithë personat që kanë dëmtime fizike ose intelektuale”, tha Lumdita Idrizaj, Drejtoreshë e Hendikosit në Istog.

    Ajo thotë se në komunën e Istogut janë të punësuar vetëm 6 persona me aftësi të kufizuar.

    Idrizaj kërkon që kësaj kategorie t’iu krijohen kushte të barabarta dhe t’u ofrohet mundësia e punësimit.

    “Nëse një person është në karrocë atë asgjë nuk e pengon për një vend punë, diçka që mundet me kry punën me kompjuter, këto platformat digjitale të gjitha mund ta arrijnë personat me aftësi të kufizuara, nëse punëdhënësi ia krijon kushtet ai s’do ta ketë asnjë problem”, tha ajo.

    Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit e ka shpallur vitin 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës.

    Të drejtat e kësaj kategorie mbrohen edhe me ligjin për aftësimin dhe riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, i cili obligon institucionet që të punësojnë një person me nevoja të veçanta në çdo 50 të punësuar.

    Shkodrani është në mesin e 324 të rinjve që përfituan nga shumë trajnime dhe programe aftësimi që u zhvilluan në kuadër të projektit dhe tani ajo ndjehet e gatshme të kontribuoj aktivisht në treg të punës, ashtu siç ndjehen edhe 23 personat tjerë me aftësi të kufizuar që u trajnuan dhe u aftësuan për punë dhe shpresojnë që një ditë do të mund të integrohen në treg të punës në mënyrë të barabartë dhe pa qenë të diskriminuar.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia...
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Rashit Qalaj, i është përgjigjur deputetit të VV-së, Halil Thaçit lidhur me mbarëvajtjen e këtij komisioni. Qalaj...
    Sport06 Maj 2024
    Kur kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të edicionit në Bundesliga, skuadra e Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja. Këto...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar....
    Sport06 Maj 2024
    Granit Xhaka e ka zhvilluar ndër sezonet më të mira në karrierën e tij tek skuadra e Bayer Leverkusen. Xhaka ndihmoi ekipin...
    Sport06 Maj 2024
    Nga sezoni i ardhshëm, trajneri Arne Slot pritet ta drejtoj një skuadër të re. Slot do të largohet nga skuadra e Feyenoordit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.