“Kemi hyrë në koalicion me VV të bindur që do të ofrojmë një qeverisje ndryshe dhe kemi besuar se ky koalicion i ri, do të qeverisë mirë vendin dhe do bëjë ndryshime pozitive. S’kemi pritur që Vetëvendosje të ndryshojë qasjen edhe në raportin me SHBA-të. Ky është elementi kryesor pse ka rënë Qeveria Kurti”.
Manaj në Info Magazine në Klan Kosova ka theksuar se SHBA-të kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të jetë e përgjegjshme dhe t’i hap rrugë dialogut me Serbinë.
“Në këtë pikë Kurti, ka qenë i ngurtë dhe përkundër asaj që iu ka premtuar miqve të Kosovës dhe SHBA-së se të gjitha veprimet do t’i ndërmarrë në bashkëpunim dhe në koordinim me ta, ai s’e ka bërë një gjë të tillë”.
“Kjo nuk nuk është e tolerueshme për LDK-në dhe s’duhet të jetë as për Kosovën. Raportet me SHBA-të janë ekzistenciale për ne dhe VV e ka rrezikuar seriozisht raportin me ta”.

