Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkëlzen Maliqi: SHBA-ja ka treguar mjaft durim ndaj arrogancës së Kurtit

    FrontOnline
    2 muaj më parë

    Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi ka folur për takimin e nesërm të ftuar nga ambasada për çështjen e asociacionit, si dhe qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti përkitazi me këtë çështje.

    Maliqi ka thënë se situata aktuale është e palakmueshme për Kurtin, por dhe për Kosovën.

    “E ka vetë fajin për këtë, sepse prej kohës po përpiqet që të zhvillojë politikë “sovraniste” duke ndërmarrë me këmbëngulje masa politike që kanë prodhuar kriza të njëpasnjëshme gjastë vitit 2022, të gjitha këto pa koordinim me SHBA-të dhe partnerët perëndimorë, madje edhe duke refuzuar hapur kërkesat e Uashingtonit që t’i ipet kohë diplomacisë perëndimore që të përgaditen kushtet e arritjes së një marrëveshje të avancuar mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti ka shfaqur tërë kohën idetë e veta për procesin, dhe i bindej SHBA-ve, dhe këtë jo plotësisht, vetëm kur politikat e t’ia dështonin ose e sjellnin gjendjen buzë konflikteve të armatosura në Veri të Kosovës. Washintoni nuk është më i gatshëm që të tolerojë obstruksionet e Kryeminstrit Kurti, dhe neser i ka ftuar në ambasadëm amerikane të gjithë ata faktorët politikë dhe të shoqërisë civile që janë të gatshëm të bisedojnë rreth përmbushjes së një obligimi ndërkombëtarë që e ka Qeveria e Kosovës, rreth krijimit të Asociacionit”, ka thënë Maliqi.

    Më tutje, ai ka thënë se administrata Biden ka treguar mjaft durim siç e quan ai, arrogancën e Kurtit, dhe pasi që çështja e marrëveshjes Kosovë- Serbi, është më rëndësi për stabilizimin e rajonit, ShBA, sipas tij, e ka vlerësuar si të domosdoshme konsultat me krejt spektrin politik të Kosovës, dhe ai do të mbahet edhe pa Kurtin.

    “Edhe Presidentja Osmani ka vendos me e dërgue dikend të kabinetit të saj në takim, kurse Kurti doli vetëm më një konstatim, me pikëçuditëse, se as nuk është ftuar për këtë bisedë. Mendoj se Kurti bën gabim trashanik. Ndërmjetësuesi ameriknë Derek Chollet e ka publikuar dje një shkrim autorial rreth Asociacionit, ku tregon qartë se kompetencat dhe funkcionet e asociacionit që nuk rezikojnë Republikën e Kosovës. Në te shprehet se “kundërshton ashpër çfaredo përpjekje që Asociacioni t’i përngjajë Republika Srpska”, që Kryeministri Kurti e ka përmendur gjithnjë si argumenent kundër pse nuk duhet të ketë Asociaciion. Takimi i nesërm do të jetë besoj sqarimn për politikat në esencë autiste të Kurtit. Pas këtij takimi ai do ta ketë shansin e fundit që të kyçet në proces dhe kontribuuon për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, që edhe vetë ka thënë se avancon pozitën e Kosovës. Nëse nuk e bën këtë, nuk do t’i kemi punët mirë”, ka theksuar ai për Indeksonline.

    I pyetur rreth mundësisë së rrëzimit të qeverisë, dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, Maliqi ka thënë se nëse krijohet një front i gjërë kundër tij, dhe Qeveria Kurti humb hapësirën manovruese, do të ishte vendim më i drejtë që të shpallën zgjedhjet dhe të shihet se a e ka Kurti ende përkrahjen e shumicës.

    “Nuk dua të spekuloj, por gjithësesi do të jetë autogol i Kurtit. Nëse krijohet një front i gjërë kundër tij, dhe Qeveria Kurti humb hapësirën manovruese, do të ishte vendim më i drejtë që të shpallën zgjedhjet dhe të shohim se a e ka Kurti ende përkrahjen e shumicës. Në zgjedhjet lokale para një viti VV-ja pati përjetuar fiasko, andaj edhe situata që kemi sot kërkon që Kurti t’i drejtohet elektoratit. Më korrekte do të ishte që ai të largohet me votën e popullit, dhe jo të „rrëzohet“. Mos të harojmë se edhe Qeveria e parë Kurti është rrëzuar me 2/3 e votave në Kuvend, edhe pse atëherë akuzohej ndërmjetësuesi amerikan Grenell si nxitësi. Por, tani edhe vetë duhet të kuptoj se çëshja duhet ti delegohet elektoratit, një referendumi të rij, sepse edhe 51.5 % e votës së vitit 2021 Kurti e quajti refrendum”, ka përfunduar ai.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2023
    Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se marrëveshja mes kryeministrit kosovar, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ka lëvizur...
    Lajme21 Mars 2023
    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan i ka reaguar kryetarit të kësaj komune, Alban Hysenit, pasi ky i fundit sot...
    Lajme21 Mars 2023
    Drejtori i të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit të vendit,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Shqipëria e para në Evropën Juglindore për rimëkëmbjen e fluturimeve. Në këtë përfundim ka dalë “Mabrian”, ofruesi kryesor i inteligjencës për udhëtimet,...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Presidenti i Kinës Xi Jinping ka bërë thirrje për “bisedime paqeje” dhe “dialog të përgjegjshëm” mbi Ukrainën në një deklaratë të përbashkët...
    Vip21 Mars 2023
    Këngëtarja shumë e dashur Nora Istrefi e ka publikuar video projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Amanet”. Kënga e...
    Lajme21 Mars 2023
    Kërkohet ndihmë për shërim të Gazmend Malokut nga Juniku. Sipas familjarëve të tij, Gazmendi është ne gjendje të rëndë shëndetësore në Turqi,...
    Lajme21 Mars 2023
    Emisari i BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq,...
    Lajme21 Mars 2023
    Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka thënë se që nga dita e nesërme ai do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.