
Korporata Energjetike e Kosovës njofton se, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot ka merr një sër vendimesh me rëndësi për korporatën.
Në këtë mbledhje bordi ka shkarkuar edhe sekretarin Lulzim Zeqiri dhe emeroj në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit z. Nexhat Podrimaj.
Bordi ka formuar edhe grupin punues për strategjinë 2020-2025.
Këto janë vendimet e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të KEK-ut.
Në mbledhjen e sotme, Bordi i Përkohshëm i KEK-ut, mori vendimet si në vijim:
1. Aprovoj Raportin vjetor të Auditimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019;
2. Aprovoj Raportin tremujor financiar për periudhën Janar-Mars 2020;
3. Propozoj objektivat kryesore të Strategjisë së Ndërmarrjes dhe mori vendim për themelimin e Grupit punues për hartimin e Strategjisë 2020-2025;
4. Mori vendim për përgatitjen e Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm dhe të brendshëm;
5. Shkarkoj nga detyra e pozites së Sekretarit të Ndërmarrjes z. Lulzim Zeqiri dhe emeroj në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit z. Nexhat Podrimaj;
6. Vendosi që të adresoj në organet e prokurorisë gjetjet e aksionarit të vetëm (Qeverise) në lidhje me shkeljet e identifikuara.