
Në një mbledhje te mbajtur sot, Bordi i përkohshëm i Ndërmarrjës Ujësjellsi Rajonal “Prishtina” e ka shkarkuar sekretarin e kësaj ndërmarrje, Salih Gjonbalaj.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime të portalit “Front Online” brenda ndërmarrjes.
Arsyeja e shkarkimit të Gjonbalajt ende nuk dihet.
Front Online ka provuar ta marrë një përgjigje nga U.D kryeshefi i kësaj ndërmarrja, Sokol Xhafa, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk është përgjigjur.
/Front Online/