×
  • Sport
  • Sport

    Shkarkimet milionëshe të Mourinhos

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Padyshim është një nga “strategët” më të mirë në historinë e sportit të futbollit, pavarësisht se ndarjet asnjëherë nuk i ka pasur të mira, me klubet ku ka punuar.

    Bëhet fjalë për “luziantin”, Jose Mourinho, i cili sezonin e kaluar u largua, pa dëshirën e tij, nga stoli i “Verdhekuqve” të Roma-s, pas 2 vitesh e gjysmë te kryeqytetasit italianë.

    Mirëpo, nëse për tifozët ishte një lajm i trishtë, Mourinho e kapërdiu më kollaj shkarkimin, kjo edhe prej 3 milionë paundëve të përfituar nga dëmshpërblimi, që mori pas shkarkimit të papritur dhe më shumë duket se kjo është një taktitë e “Special One”, për të fituar para shtesë sesa një krizë rezultatesh.

    Së bashku me 3 milionëshin e përfituar nga Roma, Mourinho ka përfituar në total plot 80 milionë paundë, nga shkarkimet, përgjatë gjithë karrierës së tij.

    Më tej në listë janë sërish “Blutë e Londrës”, të cilët i paguan plot 8.3 milionë paundë portugezit, pas shkarkimit të këtij të fundit, më 17 dhjetorit të 2015-ës, ndërsa pas Chelsea vijnë dy “gjigantë” të tjerë të Premier League, Manchester United e Tottenham të cilët e shkarkuan respektivisht më 18 dhjetor të 2018-ës e 19 prill të 2021-shit, nga ku përfitoi po respektivisht 19.6 e 15 milionë paundë të tjera, përcjell abcnews.

    Në fund, siç theksuam edhe më lart, nga Roma, “strategu” portugez përfitoi plot 3 milionë paund dhe tashmë mund të aludohet nëse kjo është një “skemë” e veçantë e “Special One” apo thjesht revoltim i bordeve drejtuese, me sjelljen e tij, e cila për të thënë të vërtetën është “e pandreqshme”.

    Nga Rubrika
    Sport24 Tetor 2024
    Edon Zhegrova ishte mbrëmë protagonist në fitoren e Lillet ndaj Atletico Madridit me rezultat 3:1. Ylli kosovar e shënoi njërin prej tre...
    Sport24 Tetor 2024
    Nënte ndeshje tejet të zjarrta u zhvilluan sonte në Champions League. Vëmendje e veçantë ju kushtua përballjes Barcelona – Bayern Munchen, që...
    Sport23 Tetor 2024
    Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Bayern Munich me rezultat 4-1 në kuadër të rrethit të tretë të fazës së ligës...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Në mungesë kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Europian. Në mbledhje të pranishëm ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë organizuar të enjten ekspozitën fotografike “Bota kujton Srebrenicën”...
    Lajme24 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nisur ditën me një video informuese në iniciativën për rikthimin e tokave që janë nën menaxhimin...
    Lajme24 Tetor 2024
    Të mërkurën në Ankara ndodhi një sulm, i cili u cilësua terrorist nga institucionet atje. Pesë persona u vranë, dhe mbi 20...
    Bota/Rajoni24 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka njfotuar se toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhje Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Lumbardh Salihu ka aderuar nè kètè parti. Përmes një postimi në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.