×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shitja e policave ka rënë për 33,3 %

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës gjatë periudhës janar-maj 2020 shitja e policave të sigurimit ka rënë për 33,3 % krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti ka thënë se sektori i sigurimeve është më i godituri në vend në raport me institucionet tjera financiare nga pendemia COVID-19, ka raportuar “iSIGURIME”

    Pandemia COVID-19 u ka shkaktuar humbje milionëshe kompanive të sigurimit që operojnë në vendin tonë, sidomos gjatë muajve mars dhe prill të këtij viti.

    Gjatë këtyre dy muajve shitja e policave të sigurimit ka rënë në minimumin e mundëshëm si asnjëherë më parë, pasi që për dy muaj me vendin të institucioneve të shtetit Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve nuk kanë funksionuar fare, derisa në anën tjetër numri i automjeteve në komunikacion thuajse ka qenë i njejtë sikurse më parë e që ka ndikuar në rritjen e aksidenteve.

    Mos inkasimi i primit dhe rritja e dëmeve edhe më shumë e godasin industrinë e sigurimeve në vendin tonë. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti ka thënë se sektori i sigurimeve është më i godituri në vend nga pendemia COVID-19 në raport me institucionet tjera financiare.

    Ai madje ka thënë se do të shikohet mundësia që të ndihmohet ky sektor. Gjithashtu, edhe drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka thënë së dëmet e shkaktuara nga COVID-19 janë të mëdha.

    Edhe Mazreku ka apeluar te Institucionet e vendit që të kenë një trajtim pak më ndryshe për këtë sektor, sepse sipas tij luan një rol të rëndësishëm si në aspektin social, ashtu edhe atë ekonomik.

    Mbi 150 mijë polica më pak

    Referuar të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti shitja e policave ka rënë prej hiç më pak se 33,3% në raport me periudhën e njejtë të vitit paraprak, apo rreth 150 mijë euro më pak.

    Gjatë periudhës janar-maj 2020 të gjitha kompanitë e sigurimeve në vend kanë shitur 267256 polica, ku nga ky numër 127,569 janë polica Përgjegjësi ndaj Palës së Tretë (TPL), 44195 janë polica kufitare, derisa pjesa tjetër prej 95,492 janë polica vullnetare. Ndërsa gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak, pra 2019 kompanitë e sigurimeve në vend kanë arritur të shesin 401,278 polica të sigurimit, ku nga ky numër 169,861 janë polica Përgjegjësi ndaj Palës së Tretë (TPL), 94,915 janë polica kufitare dhe pjesa tjetër prej 136,502 janë polica vullnetare.

     

    Guvernatori i BQK-së ofron përkrahje për sektorin e sigurimeve

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, gjatë takimit që ka pasur me udhëheqësen e sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Lindita Daija, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, të udhëhequr nga Sami Mazreku, është diskutur lidhur me gjendjen e sektorit të sigurimeve në Kosovë, i cili ka qenë ndër sektorët më të prekur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë Covid-19. “Guvernatori Mehmeti ka shprehur gatishmërinë e BQK-së për përkrahje të sektorit të sigurimeve dhe ndërmarrjen e të gjithë masave të nevojshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të këtij sektori. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës falënderuan Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e pakursyer në mënyrë që sektori i sigurimeve të vazhdojë të performojë në mënyrë pozitive”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

    Mazreku: Duhet të ndihmohet sektori i sigurimeve

    Në anën tjetër Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës thotë se pasojat nga pandemia COVID-19 janë të mëdha. Sipas tij, edhe në këtë kohë kompanitë janë duke u dëmtuarsepse numri i automjeteve të pa regjistruara është rritur në mase enorme.

    “Ka në qarkullim shumë automjete të pa regjistruara e të cilat janë duke shkaktuar dëme të mëdha, të cilat edhe më shumë e rëndësojnë gjendjen e kompanive në këtë situatë. Institucionet duhet të ndihmojnë kompanitë e sigurimeve si të gjitha bizneset tjera private në vend, pasi që sektori sigurimeve është prekur më së shumti në sektorin financiar nga COVID-19” ka thënë ai. Sipas tij, gjatë gjithë kohës kompanitë e sigurimeve i kanë paguar pagat e punëtoreve të plota, si dhe asnjë punëtorë nuk e ka humbur vendin e punës”, ka thënë Mazreku.

    Ai më tutje ka kërkuar nga Institucionet që të angazhohen për të ulur numrin e automjeteve të paregjistruara në vend, pasi që sipas tij demet financiar si për shtetin, ashtu edhe për kompanitë e sigurimeve janë të mëdha.

    “Shteti humb miliona euro nga mos pagesa e taksave të parapara në momentin e regjistrimit të automjeteve, derisa kompanitë humbin mjete pasi që sipas ligjit duhet të kompensojnë çdo qytetar të cilit i shkaktohet aksident nga automjeti i pa siguruar, e ku më pastaj kompanitë përmes procedurave gjyqësore këto mjete i rimbursojnë nga shkaktari i aksidentit”, ka thënë ai.

    Por, sipas tij, zvarritja e lendeve nëpër gjykata e bën thuajse të pamundur rimbursimin.

     

    • 33,3 % ka rënë shitja totale e policave gjatë periudhës janar-maj 2020, krahasuar me periudhën janar-maj 2019
    • 267,256 polica sigurimi janë shitur gjatë periudhës janar-maj 2020
    • 401,278 polica sigurimi janë shitur gjatë periudhës janar-maj 2019
    • 127,569 polica Përgjegjësi ndaj Palës së Tretë (TPL), janë shitur gjatë periudhës janar-maj 2020
    • 169,861 polica Përgjegjësi ndaj Palës së Tretë (TPL), janë shitur gjatë periudhës janar-maj 2019
    • 95,492 polica vullnetare të sigurimeve janë shitur gjatë periudhës janar-maj 2020
    • 136,502 janë polica vullnetare të sigurimeve të cilat janë shitur gjatë periudhës janar-maj 2019

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi shpesh ndan fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe sot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.