×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shifra e të infektuarve me Coronavirus në Poloni, 16 herë më e lartë se në pranverë

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Polonia konfirmoi të martën rekord rastesh të reja me koronavirus – 9.291.

    Shifra është 16 herë më e lartë se numri rekord i raportuar në valën e parë të pandemisë, në pranverë.

    Ajo po ashtu paraqet rritje për dyfish brenda një jave.

    Afro 9.000 shtretër spitalorë në Poloni janë tani në përdorim nga pacientët me koronavirus dhe Ministria e Shëndetësisë synon të rrisë numrin e shtretërve në dispozicion në rreth 15.000.

    Të shtunën, kanë nisur punimet për spitalin e parë të përkohshëm në këtë vend.

    Pesëqind shtretër do të vendosen në sallat e konferencave në Stadiumin Kombëtar të Varshavës.

    Kryeministri Mateusz Morawiecki urdhëroi që të bëhen përgatitje për ngritjen e spitaleve të përkohshme në të 16 rajonet e Polonisë.

    Klinikat private po ashtu duhet të vënë në dispozicion shtretër për pacientët me koronavirus.

    Për 24 orët e fundit, autoritetet raportuan 107 viktima si pasojë e koronavirusit.

    Polonia ka regjistruar në total mbi 192.000 raste me koronavirus dhe 3.721 viktima. \ Rel

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.