×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërohet nga Covid-19 fëmija nëntëmuajsh nga Malisheva

    FrontOnline
    18 Maj 2020

    Sonte është shëruar edhe një fëmijë nëntëmuajsh nga Malisheva, që ishte prekur me COVID-19 javë më parë.

    Në një komunikatë të Komunës së Malishevës thuhet se kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi e njëjta ka dalë negativ në dy testimet e fundit dhe konsiderohet plotësisht e shëruar.

    Numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës arrin në gjithsej 73, ndërsa raste aktive mbesin dy.

    Komuna e Malishevës ka 76 raste me koronavirus, prej tyre një me përfundim fatal.

    Njoftimi i plotë:

    Shërohet edhe një fëmijë 9 muajsh nga Malisheva dhe e rritë numrin në 73 të shëruar

    Malishevë, 18 maj
    Sonte përfundimisht është shëruar edhe një fëmijë nëntë muajsh, që ishte prekur me virusin korona, javë më parë. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi e njëjta ka dalë negativ në dy testimet e fundit dhe konsiderohet plotësisht e shëruar. Me këtë, numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 73 të shëruar, ndërsa raste aktive mbesin e dy.

    Po ashtu gjatë ditëve në vijim, pritet të shërohen edhe dy pacientët tjerë.

    Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Shtabit Emergjent Komunal, e ka uruar fëmijën e shëruar dhe dy rasteve aktive, ju ka dëshiruar shërim të shpejtë. “Ky rast i shëruar, ishte në mesin e disa rasteve të tjera, të cilët ende nuk i kishin mbushur një vit, dhe ishte në mesin e 76 të prekurve, dhe natyrisht se ky lajm na gëzon të gjithë neve”, tha nënkryetari Berisha.

    Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 76 të prekur me COVID-19, prej tyre 73 janë shëruar, 2 raste janë ende aktive, ndërsa një rast ka pësuar me fatalitet. 

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.