Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 24 gusht 2020, si masa lehtësuese mbrojtëse ndaj Pandemisë “Covid 19”, do të fillojë me lejimin e vizitave të lira, vizitave familjare dhe vizitave të avokatëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Shërbimi Korrektuese i Kosovës nga kjo datë do të do fillojë me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit.
Gjatë vizitës së tyre, secili familjar/ avokat është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.