×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shefja e FMN-së paralajmëron përkeqësim të gjendjes ekonomike globale

    FrontOnline
    09 Maj 2020

    Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, të premten paralajmëroi se parashikimi për ekonominë globale dhe kërkoi nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina që të mos e rindezin luftën ekonomike mes vete, që do ta dobësonte rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit.

    Gjatë një konference virtuale në internet, Georgieva tha për Institutin e Universitetit Evropian se të dhënat më të reja ekonomike për shumë shtete po tregohen më negative sesa parashikimi i mëhershëm për tkurrje ekonomike prej 3 për qind gjatë këtij viti, shkruan “The Guardian”.

    “Në mungesë të zgjidhjeve të menjëhershme mjekësore, skenarë më negativë fatkeqësisht mund të ndodhin për disa ekonomi. Janë gjërat e panjohura për sjelljen e këtij virusi ato që po e mjegullojnë horizontin për parashikime”, shtoi ajo.

    Parashikimi i prillit i FMN-së për tkurrje prej 3 për qind të ekonomisë globale do ta shënonte rënien më të madhe që nga Depresioni i Madh ekonomik i viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar.

    FMN-ja e ka parashikuar një rimëkëmbje të pjesshme të ekonomisë vitin e ardhshëm, por ka paralajmëruar se pasojat mund të jenë shumë më të rënda, varësisht nga rrjedha e përhapjes së virusit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.