×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i Misionit të BE-së: Fobitë dhe urrejtja nuk kanë vend në asnjë shoqëri

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Data 17 maj shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, prandaj Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e valëvit flamurin me ngjyrat e ylberit në selinë e tij në Prishtinë për ta treguar përkrahjen e tij dhe për të bërë thirrje për barazi, drejtësi dhe përfshirje për të gjithë njerëzit pa marrë parasysh orientimin e tyre seksual, identitetin gjinor apo karakteristikat e seksit.

    Për ta shënuar këtë ditë, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, tha se “Gjatë viteve të fundit Kosova ka shënuar progres ligjor për të drejtat e personave Lesbikë, Homoseksualë, Biseksualë, Transgjinorë dhe Interseksualë (LGBTI), duke përfshirë dy vendime të rëndësishme në fushën e regjistrimit civil për personat transgjinorë“.

    “Megjithatë, ne do të donim të shihnim një zbatim adekuat dhe konsekuent të dispozitave përkatëse ligjore, si dhe të drejta civile më të gjera për komunitetin LGBTI të Kosovës”, ka thënë ai.

    Përkundër përparimit të bërë, shumë persona vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga diskriminimi, urrejtja dhe dhuna. EULEX-i i monitoron nga afër rastet e abuzimit dhe diskriminimit ndaj personave të rrezikuar, veçanërisht kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBTI, si dhe ofron rekomandime për institucionet e drejtësisë të Kosovës se si ta përmirësojnë trajtimin e këtyre rasteve dhe të sigurojnë që viktimat e diskriminimit dhe krimeve të urrejtjes nga radhët e komunitetit LGBTI të njihen dhe të mbrohen.

    “Fobitë, diskriminimi, paragjykimi dhe urrejtja nuk kanë vend në shoqëritë tona. Në Kosovë dhe në të gjithë BE-në, autoritetet duhet t’i rrisin angazhimet e tyre për ta promovuar gëzimin e plotë të drejtave të njeriut nga personat LGBTI. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për respektimin e të drejtave të njeriut për të gjithë, pa marrë parasysh orientimin seksual, identitetin gjinor ose karakteristikat e seksit, “tha Wigemark.

    Sa i përket ndikimit të epidemisë me koronavirus tek personat LGBTI, Shefi i EULEX-it theksoi se pabarazitë dhe diskriminimi paraprak mund të thellohet, pasi personat LGBTI mund të përfundojnë të mbyllur në një mjedis armiqësor për shkak të kufizimeve për të qëndruar në shtëpi, duke e rritur kështu ekspozimin e tyre ndaj llojeve të ndryshme të dhunës.

    EULEX-i do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë për t’i avancuar të drejtat e njeriut të njerëzve me orientim seksual dhe identitet gjinor të ndryshëm, për t’i mbrojtur njerëzit LGBTI nga të gjitha format e dhunës dhe diskriminimit, për ta ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse të bazuar në vlerat e barazisë dhe tolerancës, dhe për të siguruar qasje të barabartë në drejtësi.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.