Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar mbështetjen e Kosovës në kundërshtimin e regjimit të Maduros në Venezuelë.
Në një reagim të Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë, thuhet se Kosova është në rrugën e duhur, derisa thonë se rruga e vetme e duhur për Venezuelën është kthimi në demokraci dhe paqe.
Lexo Edhe:
Tash ka ligj për Covid 19, dënohet kushdo që nuk i respekton masat
“Kosova është në rrugë të duhur përmes mbështetjes së tyre në kundërshtimin e diktaturës brutale të Maduros. Një kalim i shpejtë paqësor në demokraci është mënyra rruga më efektive dhe më e qëndrueshme drejt stabilitetit, të ardhmes dhe rikuperimit në Venezuelë”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane të cilin ia kanë bashkëngjitur një deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit.