SHBA-ja njoftoi sot sanksione ekonomike kundër tetë zyrtarëve të lartë bjellorusë, përfshirë ministrin e Brendshëm, për rolin e tyre në shtypjen e protestave në ish-republikën sovjetike.
“Aspiratat demokratike të popullit bjellorus për të zgjedhur udhëheqësit dhe për të ushtruar të drejtat e tij në mënyrë paqësore janë përballur me dhunën dhe shtypjen nga zyrtarët bjellorusë”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, në një deklaratë, RAPORTON atsH.
Ai specifikoi se sanksionet janë marrë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe Bashkimin Europian.