×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    SHBA, pirja e duhani në nivelet më të ulta rekord

    FrontOnline
    27 Prill 2023

    Në Shtetet e Bashkuara pirja e duhanit shënoi vitin e kaluar një tjetër nivel të ulët historik. Sipas të dhënave të një studimi të kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili u publikua të enjten, vetëm 1 në 9 amerikanë në moshë të rritur (18 vjeç e sipër) thonë se pijnë duhan. Ndërkohë, sipas të njëjtit studim, përdorimi i cigareve elektronike u rrit në gati 6% vitin e kaluar, nga rreth 4.5% një vit më parë. 1 në 17 amerikanë në moshë të rritur përdorin cigare elektronike.

    Gjetjet paraprake bazohen në përgjigjet e dhëna në kuadër të një studimi që përfshiu më shumë se 27,000 persona.

    Duhanpirja konsiderohet si një faktor rreziku për prekjen nga kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Po kështu prej kohësh është konsideruar si shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme, (vdjekje të lidhura me faktorë rreziku që mund të ishin shmangur).

    Në mesin e viteve 1960, 42% e amerikanëve në moshë të rritur ishin duhanpirës. Prej dekadash niveli ka pësuar një rënie graduale, kjo për shkak të taksave ndaj cigareve, rritjes së çmimit të prodhimit të duhanit, kufizimeve të lidhura me duhanpirjen, si dhe një qasjeje më pak toleruese ndaj duhanpirjes në publik.

    Vitin e kaluar, përqindja e duhanpirësve në moshë të rritur ra në rreth 11%, nga rreth 12.5% në 2020 dhe 2021. Ndonjëherë pas një analize të mëtejshme, gjetjet e studimeve rishikohen. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pritet të publikojë së shpejti të dhënat përfundimtare për vitin 2022.

    Sipas studimit përdorimi i cigareve elektronike u rrit në gati 6% vitin e kaluar, nga rreth 4.5% një vit më parë.

    Rritja e përdorimit të cigareve elektronike është një tregues problematik për Dr. Jonathan Samet, dekan në Shkollën e Shëndetit Publik në Kolorado. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, varësia nga nikotina është nje faktor që mund të shkaktojë probleme ndaj shëndetit, si tension të lartë.

    “Mendoj se duhanpirja do të vazhdojë të bjerë, por nuk është e qartë nëse do të ndodhë e njëjta gjë me varësisë nga nikotina, duke pasur parasysh rritjen e produkteve elektronike”, thotë zoti Samet, i cili për gati katër dekada ka qenë një nga ekspertët kontribuues në raportet këshilltarëve kryesorë të Shtëpisë së Bardhë mbi çështje të shëndetit.

    Për sa i takon adoleshentëve, të dhënat e studimit për vitin e kaluar tregojnë se rreth 2% e nxënësve të shkollave të mesme ishin konsumatorë të cigareve tradicionale, dhe rreth 14% përdornin cigaret elektronike.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para njerëzve të Ferizajt tha se me të në krye të qeverisë, Kosova do të...
    Lajme12 Janar 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në një tubim...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se fryma e fitores që po i...
    Lajme12 Janar 2025
    ‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës po rastin e mbajtjes së tubimit elektoral në Ferizaj, prezantoi para pjesëmarrësve shtatë kandidatët për deputetë në Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.