×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA kryen ekzekutimin e parë federal pas 17 vitesh

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Vrasësi amerikan Daniel Lewis Lee është ekzekutuar sot, disa orë pasi Gjykata Supreme lejoi ekzekutimet e para federale të të burgosurve, për herë të parë pas 17 vitesh.

    Disa ekzekutime fillimisht u vonuan kur një gjykatës vendosi të hënën se kishte ende sfida juridike të pazgjidhura. Të burgosurit e dënuar kishin argumentuar se injeksione vdekjeprurëse përbëjnë “dënime mizore dhe të pazakonta”.

    Por Gjykata Supreme votoi se “ekzekutimet mund të vazhdojnë ashtu siç ishin planifikuar”. Vitin e kaluar, administrata Trump tha se do të rifillonte ekzekutimet federale.

    Lee u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në Terre Haute, Indiana, mëngjesin e së martës.

    Disa të afërm të viktimave të tij kishin kundërshtuar ekzekutimin dhe kishin kërkuar ta vononin, duke argumentuar se pjesëmarrja e tyre gjatë ekzekutimit mund t’i ekspozonte ata ndaj koronavirusit.

    Earlene Peterson, 81 vjeç, e bija, mbesa dhe dhëndri i së cilës u vranë nga Lee, tha që ajo dëshironte që 47-vjeçari të vdiste në burg.

    Kush ishte Daniel Lewis Lee?

    Lee u dënua për torturimin dhe vrasjen e një familje prej tre anëtarësh në Arkansas në 1996, duke hedhur trupat e tyre në një liqen.

    I shtyrë nga dhjetori, ekzekutimi i tij ishte planifikuar për në orën 16:00 në 13 korrik, por ishte bllokuar nga një aktvendim nga gjykatësi i Qarkut Tanya Chutkan .

    Dënimi me vdekje ishte i jashtëligjshëm në nivelin shtetëror dhe federal me një vendim të Gjykatës Supreme të vitit 1972 që anuloi të gjitha statutet ekzistuese të dënimit me vdekje.

    Një vendim i Gjykatës Supreme në 1976 i lejoi shteteve të rivendosnin dënimin me vdekje dhe në 1988 qeveria miratoi legjislacionin që e bëri atë përsëri në dispozicion në nivelin federal.

    Sipas të dhënave të mbledhura nga Qendra e Informacionit për Dënimin me Vdekje, 78 persona u dënuan me vdekje në çështjet federale midis 1988 dhe 2018 por vetëm tre u ekzekutuan. Ekzistojnë 62 të burgosur aktualisht në pritje për t’u ekzekutuar.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.