×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja zotohet se nuk do të dënojë me vdekje dy militantë të ISIS-it

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar qeverinë britanike se nuk do të kërkojë dënim me vdekje kundër dy militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), të cilët dyshohen për kryerje të një vargu krimesh.

    Ky vendim heq një pengesë për gjykim potencial të të dyshuarve në Shtetet e Bashkuara, të cilët besohet se kanë qenë pjesë e një zgjatimi të grupit terrorist të ashtuquajtur “Beatles”, i cili ka torturuar dhe u ka prerë kokën një numri të burgosurish në Siri, duke përfshirë shtetas amerikanë dhe britanikë.

    Në një letër të dërguar nga Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr për Sekretaren e Brendshme britanike, Priti Patel, Barr ka thënë se e di që Britania ka vendosmëri për hetim të plotë dhe gjykim të El Shafee Elsheikh dhe Alexanda Kotey.

    “Këta burra dyshohet se kanë qenë aëntarë të grupit terrorist, Shteti Islamik dhe kanë qenë të përfshirë në kidnapime, vrasje dhe krime tjera kundër shtetasve të dy vendeve tona, si dhe qytetarëve të shteteve tjera”, ka thënë Barr.

    Zotimi amerikan për të mos dënuar me vdekje këta dy burra, mund t’i hapë dyert këmbimit të informacioneve me prokurorët federalë amerikanë.

    Një gjykatë britanike ka bllokuar qasjen në informacione pa dhënë siguri se dënimi me vdekje, që është i ndaluar në Britani, do të largohet si mundësi për ndëshkim.

    Të dyshuarit britanikë janë zënë dy vjet më parë nga milicia e drejtuar nga kurdët dhe e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara.

    Ky zgjatim i grupit terrorist, i përbërë nga katër persona, është njohur si “The Beatles” për shkak të theksit britanik të militantëve.

    Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë bërë të ditura akuzat kundër burrave që janë duke u mbajtur nga ushtria amerikane.

    Ata dyshohet se janë përgjegjës për vrasjet e gazetarëve, James Foley dhe Steven Sotloff, si dhe punëtorëve për ndihma, Peter Kassig dhe Kayla Mueller përgjatë periudhës 2014-2015, kur Shteti Islamik ka përdorur vdekjet e tyre si propagandë. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.