×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ShBA-ja vendos sanksione ndaj një personi dhe një kompanie që lidhen me familjen e Millorad Dodikut

    FrontOnline
    06 Nëntor 2024

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur sanksione ndaj një individi dhe një kompanie, duke i akuzuar se e mbështesin një rrjet të korrupsionit në Bosnje e Hercegovinë, që është duke bërë përpjekje për t’i shmangur sanksionet amerikane.

    Kështu bëhet e ditur nga Zyra për Kontroll të Aseteve të Huaja.

    OFAC siç njihet ndryshe ka bërë të ditur se ky rrjet është drejtpërdrejt i lidhur me të sanksionuarin Igor Dodik, djalin e Millorad Dodikut, presidentit të sanksionuar të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska.

    Ky sanksionim vjen pikërisht në ditën kur Millorad Dodik e uroi presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

    “Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për t’i vënë në pah përpjekjet e Dodikut dhe familjes së tij për t’i ruajtur rrjetet e tyre të korrupsionit”, thuhet në këtë njoftim.

    Këto sanksione shkuan në adresë të Vlladimir Perishiq dhe kompaninë “Elpring doo Laktaši”.

    Zyra për Kontroll të Aseteve të Huaja, tha se Dodiku për vite të tëra e ka përdorur pozitën e tij zyrtare për të mbledhur pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe me të birin, Igor.

    “Ky korrupsion ka kontribuar në minimin e besimit të publikut në institucionet shtetërore të Bosnjës dhe në sundim të ligjit”, tha thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

    “Presidenti i RS-së, Millorad Dodik, bashkëpunëtorët e tij, dhe mundësuesit e tij, vazhdojnë t’i përdorin pozitat e tyre të privilegjuara, për ta çrrënjosur besimin e publikut në kornizat rajonale të paqes dhe në institucione që kanë sjellë stabilitet dhe siguri në Bosnje e Hercegovinë”, tha ushtruesi i detyrës së nënsekretarit të Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Bradley T. Smith.

    Pas sanksionimit të kompanisë “Kaldera” më 18 qershor 2024, Igor Dodik urdhëroi Millenko Qiçiq, i cili më parë ishte në listën e të sanksionuarve, ta themelonte firmën “Elpring doo Laktaši”, e cila do të shërbente si zëvendësim për “Kaldera”.

    Me miratimin e Igorit, Qiçiq e themeloi firmën “Elpring” dhe koordinoi transferimin e të gjitha aseteve dhe operacioneve të kompanisë “Kaldera”, duke përfshirë punonjësit e saj.

    Më 18 qershor, pesë kompani të lidhura me familjen e Dodikut u përfshinë në listën e zezë të SHBA-së.

    SHBA-të e vendosën Millorad Dodikun, në listën e sanksioneve më 5 janar 2022, sepse ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, mori pjesë në shkeljen, ose pengimin, apo kërcënonte zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, si dhe për aktivitete korruptive.

    Dodik ishte sanksionuar më parë më 17 korrik 2017, për pengim ose kërcënim për pengim të Marrëveshjes së Dejtonit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Një plagosje me thikë është shënuar paraditen e sotme në Shkodër. Nga të dhënat e para mësohet se i plagosur është këngëtari...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius mbërriti në Kiev të martën për një vizitë që synon të dërgojë një sinjal të qartë...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Prej 24 orësh, 2 mijë banorë të 12 fshatrave të njësisë administrative Proptisht në Bashkinë e Pogradecit në Shqipëri, janë pa energji...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Janë arrestuar dy persona për dhunim. Kështu njofton Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas tyre, njëri rast ka ndodhur në...
    Lajme14 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci aktualisht po qëndron në SHBA për një vizitë zyrtare. Përmes një postimi në Facebook, ministri tregon se...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për dy raste të tentim vrasjes që kanë ndodhur...
    Lajme14 Janar 2025
    Një grua nga Peja ka raportuar një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të mërkuren e javës së kaluar. Sipas policisë, ajo...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.