×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja akuzon Evropën se “po ia mban krahun Ajatollahëve”

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo, ka akuzuar aleatët evropianë se po “mbajnë krahun e ajatollahëve”, pasi që kanë thënë se nuk mund të rivendosen sanksionet ndaj Iranit.

    Britania, Franca dhe Gjermania thanë se SHBA-ja nuk ka të drejtë ligjore që të rikthejë sanksionet, shkruan BBC-ja të premten.

    Sidoqoftë, SHBA në mënyrë kontroverse ka nisur një proces në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të rivendosur sanksionet e OKB-së, por nuk ka mbështetje deri më tash.

    “Asnjë shtet, pos SHBA-së nuk ka pasur guximin dhe vendosmërinë për të shtyrë përpara rezolutën. Në vend të kësaj, ata po ia mbajnë krahun Ajatollahëve”, tha Pompeo, pasi që formalisht dërgoi ankesën duke e akuzuar Iranin se nuk është në pajtim me rezolutën e OKB-së, transmeton KOHA.

    Iranit, sanksionet i ishin hequr më 2015 pas marrëveshjes nukleare, si shkëmbim i heqjes dorë nga programi bërthamor.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Pas vrasjes së nxënësit 14-vjeçar Martin Canit në Tiranë, më herët nisi protesta e paralajmëruar para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri. Shumë...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Gjykata e Posaçme e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Akuza ndaj tij lidhet me...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tragjedi familjare ka ndodhur në Stamboll pasi një 33-vjeçar ka vrarë gjashtë persona, shumica e të afërm, përpara se ti jepte...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Liam Payne tentoi të arratisej nga hoteli i tij duke përdorur ballkonin. Stafi i hotelit e dinte që ai po planifikonte ta...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nga veriu i vendit se është vendosur gurthemeli i një nënstacioni policor të ri në...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me të cilën ministri Faton Peci mburrej më së shumti u...
    Vip25 Nëntor 2024
    Gjesti është akuzuar nga disa prej banorëve për fshehjen e rrobave. Anisa po insistonte të dinte nga Gjesti nëse ia kishte fshehur...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Komuna e Podujevës ka ndriçuar zyrat e saj me ngjyrë portokalli në hapjen e fushatës globale “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me...
    Vip25 Nëntor 2024
    Lela ka biseduar me Vullnetin dhe Arionin mbi situatën me Gjestin. Ajo thotë se është ndjerë e provokuar, dhe aspak s’është ndjerë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.