Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një postimi në Facebook”, i ka dhënë mbështetje Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (SCQ) për Agjencinë e Akreditimit të Kosovës, i cili po shqyrton aplikimet e akreditimit universitar në Kosovë.
“Sot, Bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (SCQ) për Agjencinë e Akreditimit të Kosovës po shqyrton aplikimet e akreditimit universitar në Kosovë. Ne mbështesim pavarësinë e këtij Bordi, pa ndikim të jashtëm, në mënyrë që të sigurojmë arsim cilësor të disponueshëm për çdo student.
E ardhmja e Kosovës sot varet nga përgatitja e studentëve të saj”, thuhet në postimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.