×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA i dhuron Kosovës 50 respiratorë

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes Agjencisë së Sh.B.A-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë tërësisht të ri dhe nga më bashkëkohorët për të ndihmuar në luftën e saj kundër COVID-19.

    “Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjërë të Presidentit Trump për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështetë Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë”, thuhet në komunikatën për media nga Ambasada Amerikane e Kosovës.

    Respiratorët e markës “Vyaire,” të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, pasqyrojnë teknologjinë më të fundit për të cilën ka kërkesë të madhe. Ata janë kompaktë dhe do t’i mundësojnë Kosovës fleksibilitet më të lartë në trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi. Kjo pajisje vitale mund të dëshmohet si shpëtimtare për pacientët mushkëritë e të cilëve nuk funksionojnë si duhet përkundër marrjes se oksigjenit.

    “Në përgjigje të nevojës së Kosovës për më shumë pajisje mjekësore, Shtetet e Bashkuara po i dhurojnë 50 respiratorë tërësishtt të ri dhe nga më bashkëkohorët. Kjo shprehje e partneritetit tonë SHBA-Kosovë është gjithashtu edhe një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëdyzimit të zemërgjërësisë amerikane dhe inovacionit të industrisë private amerikane. Shpresojmë që këto aparate mjekësore t’u mundësojnë ofruesve të shërbimeve shëndetësore anembanë Kosovës të shpëtojnë më shumë jetëra,” tha ambasadori Philip Kosnett.

    Krahas respiratorëve, USAID-i po financon edhe një pako mbështetëse e cila përfshin pajisjet shoqëruese, instalimin, garancitë, planet e servisimit dhe uebinaret në internet. Uebinaret janë zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë në San Francisko (UCSF) dhe do t’u ndihmojnë punonjësve shëndetësor të Kosovës qe t’i përdorin në mënyrë të duhur dhe të sigurt këta ventilatorë të veçantë. Ky donacion ndërton mbi bazën e ndihmës paraprake në vlerë prej 1.6 milion dollarë amerikan që Departamenti i Shtetit i Sh.B.A.-ve dhe USAID-i kanë obliguar për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së masave që ajo po merr kundër pandemisë si dhe ofrimit të ndihmës operacionale dhe rritjes se aftësisë reaguese të saj për të ndaluar përhapjen e mëtejme dhe zbutur pasojat e COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçit, ka vdekur të dielën e 16 marsit. I biri i tij këtë javë erdhi në...
    Lajme16 Mars 2025
    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë shprehur të pikëlluar për vdekjen e babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi. Enver Hoxhaj është shprehur...
    Lajme16 Mars 2025
    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçit. Ai, përmes një postimi në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Alsati ka raportuar se në stacionin policor në Karposh në Shkup, në pyetje po merret ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Kjo sa...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur...
    Lajme16 Mars 2025
    Një vilë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Brezovicë. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia e Kosovës. Zëdhënësi për...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se sonte në sheshin “Skënderbeu” në Shkup...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Arrestohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, Razmina Çekiç. Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, është njëra ndër të ndaluar në lidhje...
    Sport16 Mars 2025
    Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britania dhe Franca, në rast të arritjes së ndonjë armëpushimi me Rusinë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.