×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA: bursa shënon rënien më të thellë që në mars

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    E enjtja ishte një ditë e keqe në Wall Street, ndërsa frika për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit, e uli konsiderueshëm vlerën e aksioneve.

    Tre treguesit kryesorë, patën rënien më të thellë në tre muajt e fundit.

    Dow Jones Industrial Average humbi 1,862 pikë, një rënie prej 7% . Nasdaq ra 5% dhe S&P 500 humbi 188 pikë ose 6%, duke u zhytur në vlera negative, transmeton VoA.

    Aksionet e kompanive të udhëtimit dhe firma të mëdha si dyqanet Kohl’s dhe Gap, ishin ndër më të goditurat.

    Analistët thonë se investitorët mund ta kenë rritur artificialsht tregun javët e fundit me shpresën për të një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike pas COVID-it. Një rritje e rasteve të koronavirusit, ndërsa shumë shtete dhe qytete rifillojnë të hapen, i frikësoi ata.

    Por Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin i tha kanalit CNBC se ekonomia amerikane do të vazhdojë në rrugën e rihapjes së plotë.

    “Nuk mund ta mbyllim përsëri ekonominë. Mendoj se e mësuam se nëse mbyllim ekonominë, do të shkaktojmë më shumë dëm dhe jo thjesht ekonomik, por edhe në drejtime të tjera”, tha ai.

    Presidenti Donald Trump shkruante të enjten në Twitter se beson se tremujori i tretë i vitit do të jetë “shumë i mirë” dhe tremujori i katërt “i mrekullueshëm”, kur siç tha ai, ai beson se vaksina e COVID-it do të jetë gati.

    Bursat kryesore evropiane, në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë të gjitha 4% ose më shumë të enjten, ndërsa pothuajse çdo indeks aziatik, humbi 1% ose më shumë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.