×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    “Sharr Travel” mban distancën me kompanitë tjera, zgjeron ofertën për qershor – lirë e mirë

    FrontOnline
    25 Maj 2021

    Dikush më ngadalë. E dikush më shpejt.

    Megjithatë të gjithë po e duan zhytjen në det.

    Relaksin në fundjavën e parafundit të majit, kosovarëve, ua mundësoi “Sharr Travel”.

    Krahas plazhit, vizitorët, frekuentuan edhe vende të tjera.

    Beratin apo i njohur ndryshe si qyteti i dritareve dhe kalanë që ndodhet aty.

    Manastirin e Zvërnecit që ofron pamje fantastike për qytetarët. E një ashtu edhe Kalanë e Kaninës.

    Në krejt këto destinacione udhëtimi u bë me autobusë.

    Me mjet transporti u realizua edhe rrugëtimi për tek të dy pikat tjera turistike, Sazan dhe Karaburun, veçse ujor.

    Për gati 4 orë sa zgjatë qëndrimi në anije e eksplorimi i këtyre vendeve, muzika e qejfi s`u ndalen kurrë.

    Krejt ky miks i shërbimeve u përfshi në ofertën e “Sharr Travel” – 2 netë e 3 ditë.

    Mirëpo, kompania lidere për turizëm ka në plan ta zgjerojë atë.

    Oferta nga 2 do të shkojë në 5 ditë. E në çmim do të ketë një zbritje marramendëse.

    Paralajmërimin e dha Ruzhdi Kurtishaj, pronar i “SHARR TRAVEL”

    “Realisht kjo ofertë përfshin një zbritje deri në 50 %, 5 netë qëndrim, nga e diela në të premten që realisht është jashtëzakonisht e lirë, e cila ka qëllim të vetëm të afrojë Vlorën më tepër me Kosovën, por sigurisht që qytetari i Kosovës të ndihet në Vlorë si në Kosovë. Këto ofertat do të kenë një kuptim të dyfishtë edhe në pjesën e Guidave edhe në pjesën e Kalasë së Kaninës dhe Manastirit të Zvërnecit”, deklaroi ai.

    Kështu do të jetë gjatë gjithë qershorit.

    E kjo vjen si rezultat i ujdisë që kanë arritur mes vete “Sharr Travel” dhe rrjeti i hoteleve “Regina” në Vlorë.

    Bashkëpunimit, disa fjalë ia kushtoi Vasil Bedinaj, udhëheqës i “Regina Group”.

    “Kemi arritur marrëveshjen e ofertave për muajin qershor. I ftoj të gjithë qyetarët e Kosovës që i kanë qëndruar besnikë kompanisë “Sharr Travel” dhe “Regina Hotel” të zgjedhin ofertat më të mira dhe më të lira në hotelet e kompanisë tonë. Ju sigurojmë që shërbimi do të jetë cilësor, siç ka qenë ndër vite. Madje dhe më i mirë. Le të shjijonë ditët  e bukura të muajit qershor, me ofertat që do ju paraqes kompania “Sharr Travel”, theksoi ai.

    Një nga këto hotele është “Regina Blu”.

    Ai është unik për nga stili i ndërtimit, dhomat e të cilit ofrojnë të gjitha kushtet që i duhen një vizitori të ndihet rehat.

    Dhe jo vetëm.

    Resorti gjigant që ndodhet në Radhimë ka një restorant të bukur me pamje fenomenale kah deti.

    E po ashtu një pishinë, që është e shfrytëzueshme për të gjithë klientët.

    Qershori do të jetë i nxehtë.

    Andaj nxitoni dhe rezervoni një vend për pushime të paharruara.

    Për më shumë detaje kontaktoni në numrat e Sharr Travel:

    044/610 – 015
    049/610 – 015
    038 / 610- 015
    044/542 – 029
    049/344 – 260
    038/610 – 016
    038/610 – 017
    Ose në faqen e Facebookut dhe atë të Instagramit të kësaj kompanie.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës do të mbajë konferencën e radhës lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë. Konferenca do...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024,...
    Lajme07 Maj 2024
    Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimit në faqen e Këshillit...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...
    Vip06 Maj 2024
    Javë më parë, Prive raportoi për çiftin më të ri të shoubizzit, gazetari Astrit Gashi e moderatorja Alba Merovci. Gjithashtu raportuam në...
    Lajme06 Maj 2024
    Analisti Visar Ymeri ka thënë se pajtohet se është kusht Asociacioni për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës(KiE). “Kurti e bën...
    Lajme06 Maj 2024
    Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka vjedhur”. “A e din sa ka vjedhë Arben Taravari”, tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.