Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka takuar mbrëmë të rinjtë e Drenicës.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Shala ka shkruar se të rinjtë janë sikur uragani që s’ndalet, pavarësisht pengesave.
Postimi i tij i plotë:
Odat e Drenicës gjithmonë kanë shërbyer si vende ku rinia është takuar dhe ka shpallur idealet dhe aspiratat e saj.
Bashkë me kolegët e mi, Memli Krasniqin dhe Petrit Hajdarin, mbrëmë i dëgjuam zërat plot sinqeritetin të të rinjve drenicas.
Të rinjtë tanë janë sikur uragani që s’ndalet, pavarësisht pengesave. Zemra e tyre rrah bashkë me idealet liridashëse dhe shtetformuese të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ne ua kemi borxh këtyre të rinjve një jetë më të mirë, një shtet që i trajton me dinjitet dhe ua siguron një të ardhme më të ndritur.
#Rimëkëmbje #FeratShala14/FrontOnline/