×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Kosova dhe PDK-ja i kanë liderët, subjektet politike po bëjnë lojëra

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Nga disa parti politike në vend, tashmë janë bërë publike aspiratat për postin e presidentit, në rast se Gjykata Speciale i`a konfirmon aktakuzën, presidentit aktual, Hashim Thaçi.

    Megjithatë, deputeti i PDK-së, Ferat Shala në një intervistë për Front Online, ka thënë që Kosova beson fuqishëm dhe e mbështet presidentin Thaçi në mandatin e tij.

    “Ne kemi president të vendit. Ne jemi shumë të bindur që Qeveria e Kosovës e dinë që Kosova ka president. Partitë politike në pushtet e dinë që Kosova ka president. PDK-ja është fuqishëm në mbështetje të presidentit, dhe tani për tani nuk kemi asnjë koment. Pritjet e subjekteve të caktuara dhe të individëve të caktuar që mos po preket ndokush nga Covid-i, ose se mos po e prek dikë Gjykata me të vërtetë janë jo humane”, ka thënë ai, për Front Online.

    Shala tha se edhe pozita e liderit në PDK, është e pakontestueshme dhe se kjo parti e ka kryetarin.

    “PDK-ja e ka liderin e saj. Ai do të jetë lideri i saj pa marrë parasysh atë që e thashë më herët. Pritjet e kundërshtarëve politik që nganjëherë janë edhe jo të arsyeshme dhe jo humane. E kemi kryetarin e PDK-së, e kemi liderin e shtetit dhe ne do të vazhdojmë që të kontribuojmë për të mirën e Kosovës. Të gjitha janë lojëra politike të subjekteve që kanë krizë brenda koalicionit, krizë menaxhuese, krizë politike dhe ambicie nganjëherë të paarsyeshme”, ka thënë ndër të tjera Shala.

    Lexo lajmin e plotë:

    Deputeti i PDK-së: Kosova në dialog pa koordinim dhe pa ekspertë

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën. Ai do të pritet...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”. Kjo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, e shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, banorët e lagjes "Soziu" në Prizren kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë për një zjarr në...
    Lajme11 Korrik 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është realizuar Kursi i Liderit Luftarak....
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Apelit, Hasan Shala thotë se vrasjet e pazbuluara i stimulojnë kriminelët të kryejnë krime. “Prandaj krimi sot është në nivel...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten, është diplomuar gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës. Plot 279 kadetë kanë përmbyllur...
    Lajme11 Korrik 2025
    Aktori dhe skenaristi Naser Rafuna ka reaguar publikisht ndaj Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), duke e akuzuar për padrejtësi dhe mungesë transparence...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, është nisur drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.