×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Fushatat dezinformuese nga Rusia dhe Kina

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Dezinformimi i mbështetur nga Kremlini mbi COVID-19 vazhdon të shpërndahet në mediet sociale, ndonëse kjo bie ndesh me udhëzimet zyrtare të OBSH-së dhe politikat e përmbajtjes së kompanive sociale.

    Një dezinformim i koordinuar nga Rusia dhe regjimi sirian fajëson SHBA-të për mungesën e ndihmës mjekësore për refugjatët sirianë në kambet “Al Rukban” dhe “Al Hol”, duke pretenduar se Amerika e ka devijuar ndihmën e Kombeve të Bashkuara për refugjatët sirian tek grupet terroriste.

    Përhapja e lajmeve të rreme kryesisht nga Rusia dhe Kina, sipas ekspertëve kosovarë të sigurisë, janë një armë e fortë e përhapjes së sulmeve kibernetike edhe ndaj vendeve të vogla si Kosova.

    Sipas Drizan Shalës, edhe pandemia Covid-19, është shfrytëzuar nga këto shtete për të arritur qëllimet e tyre.

    “Fushata dezinformuese ‘shtetërore’ nga Kremlini zyrtar kemi pasur rastin ta shohim në Ukrainë, ku ka ende lajme të rreme të sponsorizuara nga Rusia dhe kjo e bën armën më të fortë në shekullin e XXI për interesat ruse, apo në rastin e Covid 19, Kina në arritjen e qëllimeve të saja”, ka thënë Shala për “Front Online”.

    Në Kosovë, sipas tij vetëm nga “Facebook”-u, gjatë kësaj kohe janë fshirë mbi 200 mijë profile që kanë shpërndarë lajme të rreme.

    “Në Kosovë nga ana e Facebook-u i janë fshirë rreth, mbi 200 mijë profile në Facebook që janë marr me lajme të rreme të cilat vinin nga Kosova. Dhe kjo është një tregues që duhet të merremi me seriozisht siguria kibernetike dhe të kemi bashkëpunim me SHBA në dy drejtime : HUMANE dhe TEKNIKE”, ka deklaruar Shala për Front Online.

    Shala ka theksuar që përhapja e dezinformatave është një ndër instrumentet kyçe për shërbimet e huaja sekrete.

    “Fushata e dezinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme, bëjnë pjesë sot ndër instrumentet standarde të shërbimeve sekrete të huaja, si dhe të “hacker”-ëve sidomos nga Rusia, Kina dhe Irani që sulmojnë vendet evropiane/ pro evropiane si dhe Amerikën/Izraelin”, ka thënë Shala.

    Mediet ruse si: Sputnik, Russia Today, gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore kanë publikuar lajme të rrejshme, në kundërshtim me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) se si larja e shpeshtë e duarve nuk ju mbronë nga Coronavirusi, se si pandemia COVID-19 është ekzagjeruar në mënyrë që shtetet të hyjnë në një “higjienë dikatoriale”, etj. “Mos i besoni lajmeve të rrejshme, virusi COVID-19 ekziston, është prezent edhe në Kosovë dhe fatkeqësisht po infektohet një numër i madh i qytetarëve dhe po merrë jetë njerëzish”, përfundon infektologu Krasniqi. /Front Online/.

    “COVID-19 nuk ekziston”, lufta me dezinformata nga Rusia dhe Kina dhe pasojat për Kosovën

    Nga Rubrika
    Kronika30 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Pejë të premten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jon Hotit, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet...
    Kronika30 Maj 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës. Ai...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e djeshme të pushtetit karshi protestës së bizneseve, ku për dy orë mbyllen hyrje-daljet...
    Lajme30 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka ngritur dyshime mbi qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar të paqartë dhe...
    Kronika30 Maj 2025
    Policia në Gjilan ka shqiptuar 1380 gjoba gjatë periudhës kohore 23.05.2025 – 29.05.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri...
    Lajme30 Maj 2025
    Policia e Prishtinës , kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që...
    Vip30 Maj 2025
    Çifti i njohur, Mozzik dhe Lotina përmes rrjeteve sociale kanë treguar se kanë vizituar New Yorkun. Ata me ndjekësit e tyre në...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.