×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shahini mesazh për 1 Qershorin: Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë shëndetshëm

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri Besa Shahini, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, ka uruar fëmijët për festën e 1 Qershorit.

    “Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë të shëndetshëm, të sigurt, pa dhunë, pa diskriminim, me mirëqenie sociale dhe të mirë-arsimuar. Ne, të rriturit dhe institucionet shtetërore, kemi detyrimin të sigurojmë këto të drejta për të vegjlit tanë”, shkruan ajo, ndërsa përmend edhe disa prej politikave të ndërmarra nëpër shkollat tona në funksion të gjithëpërfshirjes”.

    “Në shkollë, mësuesi ndihmës ndihmon nxënësit me aftësi të kufizuara të arrijnë potencialin e tyre maksimal akademik. Politika e librave falas ndihmon në përfshirjen e të gjithë fëmijëve në arsim. Rregulloret e ndryshuara të shkollave mbrojnë fëmijët nga diskriminimi dhe dhuna në shkollë”.

    Shahini thekson se “gjashtë muajt e fundit kanë qenë shumë të vështira, jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë ne. Tërmeti mori jetë njerëzish, shtëpi dhe shkolla, ndërsa pandemia që pasoi na detyroi të mbyllim shkollat plotësisht” dhe shprehet se “përkundër vështirësive, fëmijët treguan qëndrueshmëri dhe fleksibilitet. Bashkëpunuan me prindërit dhe mësuesit, duke kuptuar rëndësinë e shkollimit të tyre dhe punuan nga shtëpia që të mos mbesin prapa me mësime”.

    Në fund të mesazhit të saj, Shahini nënvizon se “Sfida e 6 muajve të fundit na ka mësuar shumë se si të përballojmë së bashku edhe vështirësitë më të mëdha. Kemi arritur shumë, por kemi edhe shumë punë për të bërë. Le të shërbejë kjo festë si zotim për të mos rreshtuar së bëri më të mirën për juve, gjithmonë. Gëzuar 1 Qershorin!”/

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.