Një delegacion i Agjencionit të Punësimit të Malit të Zi, i kryesuar nga drejtori Gëzim Hajdinaga, ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve.
Agim Shahini,kryetar i AKB-së, e mirëpriti me bashkëpunëtorët, derisa u shpreh se institucioni që udhëheq ai shërben si urëlidhëse në mes bizneseve-punëdhënësve dhe punëmarrësve, por edhe të institucioneve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Ndërkaq Gëzim Hajdinaga, drejtor i Agjencionit të Punësimit të Malit të Zi, tha se vizita e tij ka të bëjë për kërkimin e fuqisë punëtore sezonale për Mal të Zi, me procedurë të përshpejtuar deri te një vend pune të sigurt për sezonin veror.
“Meqë jemi në sezonin e verës dhe kaq shpejt është vështirë të bëjmë zgjedhje, por u dakorduam që të koordinohemi për sezonin e ardhshëm që të punësojmë punëtorë nga Kosova në Mali të Zi”, tha Hajdinaga.
Njoftimi i plotë: