×
  • Opinione
  • Opinione

    Sfidat e Vlora Hysenit ne reformimin e SHISH

    Muhamed Veliu
    04 Prill 2023

    Nga sot Shërbimi Inteligjent Shqiptar do të drejtohet nga Vlora Hyseni, e cila ka përpara shumë sfida.

    SHISH duhet të përfshihet nga një reforme e thellë duke nisur me amendimin aktual te ligjit që daton nga viti 1998 e me pak ndryshime ndër vite.

    Ky ligj duhet përshtatur me sfidat e kohës.

    Ligji aktual nuk përkon me sfidat aktuale të Shqipërisë vend anëtar i NATO-S e patur përballë shërbime tejet të avancuara si ato të vendeve jo mike si Rusia apo Kina.

    Ndryshimi ligjit duhet ti japë më shumë kompetenca oficerëve të SHISH jo vetëm në sferën e mbledhjes të informacionit por edhe në aspekte të mënyrës operacionale.
    Megjithëse janë dy drejtori te ndara, zbulimi dhe kundra zbulimi reformimi SHISH duhet të prekë edhe këtë aspekt e ndjekur modelin gjerman me FIS dedikuar çështjeve të brendshme dhe BND për ato të jashtme.

    Apo modelit të ngjashëm të inteligjencës angleze MI5 shërbimi brendshëm dhe MI6 ai i jashtëm.

    Më kryesorja dhënia punonjësve të SHISH fuqi akoma edhe më të mëdha kur vjen puna në anën operacionale.
    Sikurse paga të paktën të njëjtat me agjencinë e inteligjencës të Kosovës drejtuar me parë nga Zonja Hyseni.

    Është një paradoks shumë i madh.

    Agjencia për Inteligjencë e Kosovës u ngrit me ndihmën e SHISH, oficerët e të cilit sot e kanë pagën 60.000 lekë në muaj një inspektor i thjeshtë, ndërsa homologët e tyre në Kosovë marrin 2.500 euro në muaj.

    Burime të mija në atë institucion më thotë se nepotizmi është një gangrenë prej shume vitesh dhe duhet te zhbëhet.

    Zonja Hyseni duhet ti japë fund kulturës të mos ndëshkimit penal për oficerë të SHISH të cilët përfshihem në korrupsion siç ka ndodhur me shpërdorimin e fondeve me të cilat paguhen bashkëpunëtorët, abuzimet me dietat apo shesin informacione grupeve kriminale, siç është rasti disa zyrtarëve të një drejtorie ne Juglindje të vendit.

    Zonja Hyseni duhet ti japë fund fshehjes së problemeve nga Drejtoria e Sigurisë së Personelit dhe çuarjen për ndjekje penale të korruptuarve e jo të mjaftohet thjesht me largimin e butë të tyre nga SHISH, siç ka ndodhur rëndomë ndër-vite.

    Sikurse duhet të zbatojë disa vendime gjykate të pazbatuara nga paraardhësit e saj për rikthim në punë të shumë oficerëve të ndershëm e të dedikuar të larguar për arsye politike.

    Apo oficerë të tjerë të larguar me dorëheqje për arsye të keq-menaxhimit të institucionit, krahinizmit dhe kushteve të punës.

    Bëhet fjalë për njerëz me ekspertizë në fushën e sigurisë kombëtare ndër vite.

    Zonja Hyseni duhet të rishikojë vendimin e çarmatimit të punonjësve te SHISH pasi sot vetëm drejtorët e drejtorive dhe kryetarët e degëve mbajnë armë.

    Mbase Shqipëria është vend unikal në botë ku oficerët e një shërbimi inteligjent përballen në terren me lloj lloj subjektesh por janë te pa-armatosur.

    Në të njëjtën kohë SHISH duhet të ketë nën kontroll ish punonjësit, ku punësohen pas largimit, në cilat vende udhëtojnë dhe me çfarë aktivitete përfshihen.

    Rasti i çuar ne SPAK vitin e shkuar, i disa ish oficerëve të SHISH kthyer në mbledhës dhe tregtarë informacionesh është mjaftueshëm alarmant.

    Vlora Hyseni vihet në krye të shërbimit inteligjent shqiptar me synimin e një reforme të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.
    Reforma sipas mendimit tim duhet te synoje disa aspekte.

    Shtimin e garancive funksionale dhe operacionale që do të thotë se agjentët e SHISH nuk duhet të pengohen të vijojnë një çështje të caktuar sidomos kur kanë subjekte të lidhura me politikën.

    Duhet të marrin fund raportet e oficerëve të caktuar me politiken dhe penalizmi i tyre për bashkëpunimin me politikanë të caktuar majtas dhe djathtas.

    Çështja e fundit ka të bëjë me kontrollin parlamentar të shërbimeve, një debat botëror për masën e kontrollit të shërbimeve sekrete.

    Për mendimin tim krye-sfida e Vlora Hysenit do të jetë shfarosja e segmentizimit politik brenda në SHISH.

    Po citoj një shprehje te Markus Wolf, ish drejtues i lartë i shërbimeve sekrete gjermano-lindore me nofkën “Njeriu pa Fytyrë” pasi deri në vitin 1987 nuk kishte asnjë foto të tij.

    Ai thotë:”Shërbimet inteligjente janë shprehje e rendimentit të politikës ose politik.

    Një klasë politike e korruptuar sjell edhe shërbime sekrete të korruptuara”.

    PS: Ky shkrim shpreh pikëpamjet e mija personale për këtë çështje dhe jo të institucionit ku unë punoj.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Sport09 Janar 2025
    Anësori i Manchester United, Amad Diallo ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në klub deri në qershor të...
    Sport09 Janar 2025
    Federata e Futbollit të Kosovës, do të organizojë kamp stërvitor në Prishtinë me futbollistët e rinj që janë kandidatë potencialë për ekipin...
    Lajme09 Janar 2025
    Bendi muzikor i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset shumë shpejt me uniforma unike. Kjo pas një kërkese të...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili së fundmi ka...
    Lajme09 Janar 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.