×
  • Opinione
  • Opinione

    Sfidat e kreut të ri të NATO-s

    Bernd Riegert
    01 Tetor 2024

    Nga Bernd Riegert:

    Mark Rutte njoftoi në korrik të vitit 2023 se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Holandës dhe “është tërhequr nga politika”, pasi koalicioni i tij qeveritar u rrëzua nga pushteti për shkak të dallimeve mes partive në pushtet për politikën e migracionit.

    Megjithatë, në tetor të vitit të kaluar, Rutte me sa duket kishte harruar gjithçka që tha për largimin e tij nga politika dhe shprehu dëshirën për të pasuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili kishte njoftuar se do të largohej përfundimisht nga posti në fund të shtatorit të vitit 2024 pas një dekade në krye të aleancës.

    Për muaj të tërë, Rutte zhvilloi një fushatë diskrete për të fituar mbi udhëheqësit e NATO-s, shumicën e të cilëve ai i njihte tashmë prej më shumë se 13 vitesh si kryeministër holandez dhe nga puna me organizma të ndryshëm ndërkombëtarë. Historiani ishte kandidati i favorizuar i presidentit amerikan Joe Biden, si edhe i shumicës së liderëve evropianë.

    Një diplomat i tha DW-së se Rutte shihet si “Mr. No” në Bashkimin Evropian, sepse ai ka refuzuar planet dhe idetë ambicioze të reformës të paraqitura nga presidenti francez Emmanuel Macron. Megjithatë, Rutte ka raporte të mira me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ai është gjithashtu në marrëdhënie të mira me kryeministren populiste të krahut të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni. Së bashku, Rutte dhe Meloni kishin sugjeruar përpunimin e kërkesave për azil jashtë BE-së në shtetet e palëve të treta.

    Por, fitorja ndaj kryeministrit nacionalist të krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, me të cilin ai nuk është në marrëdhëniet më të mira, zgjati pak. Rutte duhej t’i premtonte Orbanit se Hungaria nuk duhet të marrë pjesë në aktivitetet që mbështesin Ukrainën, për sa kohë që Rutte drejton aleancën. Orbani, i cili mban lidhje miqësore me Rusinë, ka përjashtuar edhe dërgesat e armëve në Ukrainë.

    Politika liberale e Ruttes dhe këndvështrimi joliberal i Orbanit shpesh i vendosin ata në mosmarrëveshje në marrëdhëniet e tyre brenda BE-së. Kur Hungaria miratoi një ligj kundër LGBTQ+ në 2021, Rutte i tha Orbanit se mund të largohet nga blloku nëse nuk pajtohet me politikat e tij.

    Aftësia e famshme e Ruttes për të përballuar vështirësitë politike i ka dhënë atij pseudonimin “Teflon Mark”, e kjo mund të jetë e dobishme nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe vendos të kritikojë prapë NATO-n. Pavarësisht nga kjo tendencë, Rutte dhe Trump zhvilluan raporte çuditërisht pozitive gjatë mandatit të parë të Trumpit si president i ShBA-së. Trump e quajti Rutte madje një “mik”. Por, Rutte, si udhëheqës i një kombi historik tregtar, kundërshtoi ashpër politikën ekonomike proteksioniste të Trumpit.

    Ndryshe nga Trump, Rutte është një mbështetës i vendosur i Ukrainës dhe ka kërkuar dërgesa të mëdha të armëve në Kiev, duke përfshirë obuset holandeze dhe F-16-shët. Por vetë ushtria holandeze nuk ishte e financuar sa duhet gjatë viteve të pushtetit të Rutte. Ky vit do të jetë hera e parë që Holanda do të shpenzojë dy për qind të bruto-prodhimit të saj në mbrojtje, në përputhje me objektivat e shpenzimeve të NATO-s.

    Rutte ka qenë prej kohësh kritik ndaj presidentit rus Vladimir Putin, jo vetëm sepse Rusia shihet gjerësisht si pjesërisht përgjegjëse për rrëzimin e avionit MH-17 mbi Ukrainën lindore në vitin 2014. Pothuajse 300 njerëz, shumica prej të cilëve shtetas holandezë, vdiqën kur avioni i Malaysia Airlines, që udhëtonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, u rrëzua. Hetuesit ndërkombëtarë arritën në përfundimin se raketa që goditi avionin ishte e prodhuar në Rusi dhe ishte lëshuar nga territori i pushtuar nga separatistët në Ukrainën lindore.

    Rutte ka përvojë në menaxhimin e koalicioneve në Holandë, por tani ai ka 32 vende që duhet të koordinojë dhe me të cilat duhet të arrijë konsensus për të gjitha vendimet e NATO-s. Ish-zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, personi më jetëgjatë në këtë rol, beson se kjo do të jetë sfida më e madhe e Ruttes. “Sekretari i Përgjithshme i NATO-s nuk duhet të jetë vetëm sekretar, por edhe gjeneral, në aspektin politik natyrisht”, tha ajo për DW. “Ai duhet të tregojë udhëheqjen politike të nevojshme për të shtyrë përpara aleancën, sepse arritja e konsensusit mund të marrë kohë. Mund të ketë probleme, mund të jetë zhgënjyese, por është e rëndësishme të arrihet përparim në marrjen e vendimeve”. Ajo thekson se përvoja e gjatë e Rutte në mbajtjen së bashku të qeverive të koalicionit holandez të përçarë do t’i shërbejë atij për të ecur përpara. Lungescu vëren se të qenit shef i NATO-s do të thotë t’i nënshtrohesh edhe disa nevojave të pashmangshme të pozicionit dhe profilit të lartë, që do të thotë se Rutte nuk mund të shkojë më në punë me biçikletë dhe duhet të ndryshojë sjelljet. /DW/

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Katër seanca pritet të mbahen nga e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës në rrugën Viti-Gërlicë kanë ndaluar për kontroll një automjet, që po drejtohej nga një person...
    Vip23 Nëntor 2024
    Gjesti po mendon se Xheneta ka pëlqim për një tjetër burrë brenda shtëpisë më të madhe në vend. Kështu i tha ai...
    Sport23 Nëntor 2024
    KH Rahoveci ka pësuar humbje në ndeshjen e parë ndaj ekipit rumun CS Minaur Baia Mare në kuadër të EHF European Cup....
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Opozita shqiptare ka njoftuar se do të zhvillojë sërish një protestë me bllokimin e disa akseve rrugore, më 26 nëntor, si një...
    Vip23 Nëntor 2024
    Një përplasje e ashpër ndodhi mes Xhenetës dhe Anisës. Madje kjo e fundit ia kapi fjalët, e me këtë veprim nuk u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.