×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serwer: S’jam lobist shqiptar, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë kërcënimi më i madh për LDK-në

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer thotë se ata që e njohin atë si lobist shqiptar “nuk kanë përgjigjjen e duhur”.

    Serwer tha se ai kurrë nuk ka lobuar për Kosovën apo Shqipërinë. Ai tha se vite më parë e kishte këshilluar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërsa tha se do ta kishte bërë të njëjtën edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.

    “Nëse do ta bëja, do të duhej të regjistrohesha në Ministrinë e Drejtësisë. Është çështje e të dhënave publike që e këshillova Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës disa vjet më parë. Do të isha i lumtur të bëja të njëjtën gjë për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, por natyrisht që ata nuk pyesin”, tha Serwer në një intervistë për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

    Ai e ka komentuar edhe deklaratën e tij se Madeleine Albright mund të luajë rol të rëndësishëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Unë sigurisht nuk doja të sugjeroja ndonjë gjë që mund të përcillet si një lajm i rëndësishëm. Madeleine Albright është një figurë e rëndësishme në anën demokratike të ekuacionit politik në Washington dhe ka pikëpamje të forta për Ballkanin. Njerëzit do ta dëgjojnë atë”, tha Serwer.

    Ai tha se e merr seriozisht deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se ai nuk do ta njohë kurrë Kosovën, ndërsa ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë.

    Serwer thotë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do ta rrezikojnë më së shumti LDK-në sesa partitë tjera.

    “Unë mendoj se shumë anëtarë të UÇK-së do t’i përmbahen PDK-së dhe AAK-së. Osmani dhe Kurti janë ndoshta kërcënim më i madh për LDK-në, veçanërisht me votuesit që janë shumë të rinj. Por ky është vetëm spekulim. Vetëm zgjedhjet mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje”, tha ai.

    Në fund, ai i uroi Kosovës dhe Serbisë që të vendosin “marrëdhënie të ngrohtë” mes vete dhe t’i ngrisin ambasadat në kryeqytetet e njëra-tjetrës.

    “Unë do t’u uroja siguri nga COVID-19, punë dhe prosperitet, ndërsa rimëkëmbet ekonomia, një fund të korrupsionit dhe marrëdhënie më të ngrohtë për Kosovën dhe Serbinë, përfshirë ambasadat në kryeqytetet e tyre”, tha Serwer.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë detaje lidhur me takimin që është mbajtur mbrëmë në orët e vona bashkë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit. I shoqëruar nga ministrat, Xhelal...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë...
    Të tjera
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja e Norvegjisë e mposhti Austrinë me rezultat 2:1 në xhiron e dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Norvegjezët kaluan...
    Vip10 Shtator 2024
    Dafina Zeqiri së shpejti vjen në një bashkëpunim të ri. Këngëtarja kësaj radhe ka bashkuar forcat me GIMS, artistin e njohur francez....
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Kukës. Sipas policisë lokale, rreth orës 09:20, në vendin e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë në Samitin global “Vital Voices Summit. Sipas njoftimit...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komisioni Për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, është mbledhur për të diskutuar në lidhje me kthimin e ligjit nga...
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës Supreme të Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.