Një minishtetrrethim do të vendoset këtë fundjavë në Turqi me rastin e provimeve të pranimit në fakultete.
Nga ky bllokim përjashtohen studentët që do të marrin pjesë në provime.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka përjashtuar imponimin e kufizimeve të mëtejshme që lidhen me pandeminë e koronavirusit duke sqaruar se ato mund të ishin vënë në zona specifike, pra që konsiderohen të rrezikuara.
Nga prilli deri në fillim të qershorit, qeveria e presidentit Recep Tajip Erdogan ka mbyllur shumë fundjava në vend.
Turqia po përpiqet të japë imazhin e një vendi i sigurt dhe kjo për të ringjallur turizmin.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, infeksionet totale janë mbi 193 mijë dhe viktimat 5 046. /Atash/