Një ‘sërfiste’ nga Florida u sulmua nga një peshkaqen derisa po notonte në ujërat e kripura të detit.
Sipas medieve të huaja, incidenti i 22 vjeçares ndodhi në New Smyrna Beach rreth orës 5 të mëngjesit.
Gruaja nga qyteti i Sanford, pësoi lëndime pasi u kafshua në këmbë nga peshkaqeni, njoftoi Tamra Malphurs nga Ekipi i Shpëtimit të Volusia County Beach.
“Ajo nuk pësoi lëndime të rënda, dhe e njëjta nuk u transportua në spital”, tha përgjegjësi.
Incidenti vjen një javë pasi një 11 vjeçar nga Florida u lëndua po ashtu nga një sulm i ngjashëm – duke e çuar në katër numrin e incidenteve nga peshkaqeni që ndodhën këtë vit.